Molla e tokës i falet diellit të dhëna sillet mbretëreshë e nëntokës-
Studim
Ky studim erdhi si shkëndijë e një luleje që e takova, e pashë në lulëzim të bujshëm dhe mjaft e harlisur në udhëtimin tim Peshkopi – Fushë – Muhur -Thanxë. Ishte fund shtatori, fillimi i tetorit të vitit 2024. U interesova për të përcakruar emrin e saj. Me përgjigjet ish mësuesi i Biologjisë tanima në pension Sefedin Maliqi nga Kosova i zellshëm si shkencëtar Botanist, mik i ngushtë dhe dashurues i natyrës: Familja: Kompozite ( Asteraceae); Gjinia: Lule dielli (Helianthus): Lloji: Molla e dheut, ose dhe Orashka. Emri shkencor: (Heliannthus tuberosus L.). Duke kërkuar më tej njohjen e saj, lexova enciklopedi, libra, revista, fjalor të ndryshëm, menduam t’a trajtom sa ma gjanë. Për vlerat e saja peisazhistike, mjeksore, ushqyese e bioekologjike.
Përhapja gjeografike
Mjaft rrallë e kemi të përshkruar në lamin botanik dhe përdorimeve te dobishme. Në botime në shqip e gjetëm te ‘’Atlasi i florës se Shqipërise,, të Akdamikut Jani Vangjeli, në faqen 407 shkruhet: ‘’ Emri shkencor (Helianthus tuberosus); emra sinonim: H. esculentus Ëars., H. serotinus Tausch. Emri shqip: Molla e dheut, Orashk, Shallagonë, sekull. Kategoria IUCN të Specieve të Kërcenuara: Jo e kërcënuar. Përhapja, rrethet: Durrës, Elbasan, Fier, Kavajë, Laç-Kurbinit, Lezhës, Lushnjës, Peqin, Shkodër, Tiranë, Vlorë. Rritet në lartësitë 100- 600 m.
U përpoqëm të gjenim diçka të shkruar për mollën e dheut në librin ‘’Kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore.,, prej 120 faqesh, botim i Ministrisë së Bujqësisë, Tirane 1974. Fatkeqësisht nuk u gjend asgje e shkrojtur.
Nuk është i listuar në 308 bimët drunore, shkurrore e barishtore në Aneksin 1, ‘’Lista e specieve te mbrojtura te florës shqiptare,, në librin ‘’Prodhimet pyjore jo drusore në Shqipëri,, me autor Prof. K. Qendro, A. Peto, Gj. Fierza. Nuk e lexuam asgjëkundi mollën e dheut as te botimi ‘’Histori të fshehura natyrore. Bimët mjekësore.,, ku pershkruhen 150 bimë, Tiranë 2021.
Nga shkalla e njohjes me literaturën e vendeve prendimore, nuk mund të shpjegojm mos trajtimin e saj botanik, përdorimet e saja dobiprurese në sherbim të njeriut në Shqipëri.
Përshkrimi BOTANIK
Emërtimi
Bimë barishtore shumë vjeçare. Origjina nga amerika e Jugut. Nën tokë rranjet i ka si patate, por formë ndryshme. Emri i saj u vendos nga Francezët. Ai u vendos si emër i një fisi të amerikës se jugut, Tupinamaba. Pjestar të këtij fisi e sollën atë në kryeqytetin Francezë, Parisin, në vitin 1613.
Emrin shkencor, (Helianthus tuberosus) ia vendosi Karl von Lineu (1707 – 1778), biolog dhe shkrimtar suedes. Ky ndryshe ashtë pagëzuar si babai modern i klasifikimit shkencor të organizmave të gjalla në veprën e tij kryesore: ‘’ Species Plantarum.,, botuar në vitin 1753.
Emri që përdoret zakonisht rrjedh nga fjale greke: “helios” (dielli) ndërsa “anthos” (lule). Kjo sepse ka vetinë biologjike që lulet i rrotullon sipas lëvizjes të diskut të diellit, pra nga lindja në perëndim. Prandaj quhet bimë fototropike. E njëjta sjellje si e lules së diellit tanima shumë e njohur në vendin tonë.
Emërtimet nga disa shtete janë: Në Itali thirret, topinambur, tupinambo; në Gjermani, karçofi i Jeruzalemit; në Kanada Lule dielli, por dhe Rapa gjermane ose Elianto tuberoso, në Shqipëri dhe Kosovë, molla e dheut etj. Gjithashtu thirret edhe Tartufi i bambuve. Meqënse molla e dheut ka qenë për dhjetë vjet si zëvendësuse e patates për t’u ushqyer ka marrun emërtimin edhe Patatia Amerikane.
Rrënjët në forme patatia
Rrënjët e tyre janë në formë patatesh brenda të cilave ndodhen sythet e fjetur. Ato dallohen nga një gropëz e vockël. Ato mbijetojn në pak thellësi toke. Në fund të vjeshtës ato humbin pjesën ajrore të përbërë nga kërcej të shumtë e të hollë deri në 2- 3 m. lartësi. Rrënjët, pra patatet e mollës së dheut në tokë, ruajn të gjalla rranjët e tyre në formë patateje. Në pranvere fillojn në çdo gropëz, nyjëz, të çfaqen filiza, në formë tufash të dendura me kërcellin e tyre, gjethet e së fundi lulet e frutat me farat brenda tyre.
Njihet edhe një formë tjetër emërtimi duke marrun për bazë rranjën. Pra rranjët e tyre të mishta e të fryra i kanë emërtuar rizoma me forma të pa rregullta. Diametri i tyre shkon nga 3-5 cm. Ato janë të ngranshme. Prandaj italianët i kanë quajtur topinambur ndërsa kosovarët molla toke. Çdorrënje mund të prodhoi 2,5.5 kg. molla dheu Jane të ushqyeshme jo vetëm për njerëzit por edhe per derrat të cilat i gjejnë vetë ato me të nuhaturit.
Kërcelli
Pjesa e sipërme, përbahet nga shume kërcej, tufa-tufa ose sipërfaqe e konsiderueshme të mbuluar nga ato. Aftësia e saj biologjike e shumimit ose rivegjetimit të kërcejve vjen nga sythet e rizomave, që dalin disa, për sejcilin prej tyre. Filizat e rinj në zhvillim e sipër si biomasë, përdorin si ushqim rezervë, pataten. Pasi e konsumojn plotësisht, sejcila prej tyre formon pataten ose rizomën, duke vazhduar jetën të pavarur. Kështu në vazhdimësi për shumë vite duke u shtrirë edhe në sipërfaqe. Madhësia e bulbave, patateve, varet nga kushtet fiziko – kimike dhe struktura e tokës. Sigurisht edhe nga sjellja e faktorëve klimatikë.
Gjethet
Në pjesën e poshtëme, gjethet dalin në të njëjtën vend të këcellit, por në anë të ndryshme të tij, pra përkundrejt njëra tjetrës. Në pjesët e tjera, ato vegjetojn në pika të ndryshme, pra jo përkundrejt njëra tjetrës, por të këmbyera, poshtë e lartë.
Gjethet janë eliptike të zgjatura. Ato përfundojn me majën e mprehtë dhe te bishti që ngushtohen deri sa madhësia e tij. Buzët e tyre janë të dhambëzueme anash. Sipërfaqja e tyre nuk ashtë e lëmuar, lisho. Sejcila prej tyre është e përshkuar nga tre nervatura, mjaft të dukshme. Këto dallohen nga e gjelbërta e thellë, ose ma e errët. Përmasat e tyre sillen në këto kufinj. Të gjëra 5-8 cm. Ndësa të gjata arrijn nga 8-15 cm. Sigurisht këto përmasa varen nga perudha vegjetacionit, kur i matim dhe pozicioni në lartësine e kërcellit. Gjithashtu edhe nga vendi ku merret kampioni për t’u matur, brenda tufës së kercejve apo në pjesën e jashtëme të saj.
Pjesët dhe forma e luleve
Masa dhe forma janë të rrumbullakta në formë disku. Mjaft elegante. Çdo kërcell mund të ketë gjatë periudhës fenologjike te lulëzimit nga 3-15 kaptina lulesh. Ato janë një petalshe, në forme eliptike të verdha me theket e shumte po me ngjyrë të verdhe në qendër dhe pistilin. Është bimë emarfodike, pra me dy organet seksuale në të njëjtën lule.
Madhesia e luleve ndryshon nga shumësia e kërcejve në popullatën e tyre. Po kështu edhe lulet që dalin nga degëzimet anësore të kërcellit dhe nga baza në majet të tij. Gjithashtu varet se në popullatën e tyre lulet që rriten e zhvillohen jashtë grupimit, pra në anësoret, janë më të mëdhaja dhe me ngjyrë të verdha në të hapura. Në brendësi të grupimit janë në të verdhë të thellë, si dhe jo shumë të shkëlqyeshme.
Kaptina e lules, ose kurora e saj, ka një diametër që sillet nga 3-9 cm. Ndërsa bisthti që mban kaptinën leviz nga 1-15 cm.
Emertimet e ndryshme shkencore që i janë vendosur
1. Helianthus esculentus Ëarsz, (1852).
2. Helianthus serotinus, Tausch.
3. Helianthus subcanescens (A. Gray), E.E. Ëatson (1929).
4. Helianthus tomentosus, Michaux.
5. Helianthus tuberosus; varietet: Subcanescens A. Gray.
6. Helianthus tuberosus; varietet: Albus cockerell.
7. Helianthus tuberosus; varietet: Purpurellus cockerell.
Agroteknika e mbjelljes
Për t’i mbjellur, ose shumuar në kopshte, mjafon në dimër të merren patatet (molla e dheut). I ndajmë në copa duke lanun në sejcilën prej tyre, një gropzës ose syth të fjetur. Pra ndarjet ndjekin ligjësitë si te patatet. Mbillen dy deri në tre herë diametri në thellesi ose 40-50 cm nën sipërfaqen e tokës. Vendosen në menyrë të çrregullt, por duhet mbajtur distanca në mes tyre prej 25 cm.
Gjatë shkuljes, nuk duhet të dëmtohen ato. Sigurisht të tregojm kujdes të zgjedhim ato ma të mëdhat dhe ma të shëndetshem në qendrën e grupimit se ato janë edhe ma të mëdhat sigurisht ma të shëndetëshme. Të tjerat t’i lemë në vend, pra të mbuluara me dhé. Për arsye se ato, të mbeturat, do të na japin bimëzat e pastaj bulbat e reja. Molla e dheut ashtë një kombinat i gjelbërt që prodhon masë të gjelbërt e të dobishme edhe mbi tokë edhe nën atë, si dhe panxhari, pataja, karrota, qepa etj
Të mbjellur në një pjesë të kopshtit ato mund të prodhojn për disa vjet në të njëjtin vend. Mirë është të shoqerohen me pleh organik ose kimik. Sigurisht sipas dozave që përcakton agroteknika e tyre. Kemi edhe një mënyre mbjellje me rrjeshta me distanca 20-25 cm njëra nga tjetra në vijë të drejt. Kurse rrjeshti nga rrjeshti vetëm 50 cm. Thellësia duhet të shkoi deri në 40-50 cm. Kjo për t’i vjelur ma lehtë e lanun mollat e dheut të mbetura që të vazhdojn prodhimin e tyre.
Vlerat e mjekimit, por nën këshillat e mjekëve.
Molla e dheut gëzon edhe veti sheruese. Mirëpo përdorimi i tyre kërkon këshillimet e mjekëve përkatës. Rekomandimet tona janë marrë nga libra serioz, por kjo nuk do të thotë që të mos këshillohemi me mjekun për menyrat e pregatitjes, sasitë që duhen përdorur dhe kohë zgjatja e përdorimit etj.
Mund të perdoren si djetë për disa forma të diabetit.
Ndërsa tanima, po japim disa veti shëruese, ose lehtësuese.
- Lehtëson sekretimit e mëlqise në tubin e saj.
- Lehtëson urinimin tek njeriu.
- Nxit sekretimet në gojë të cilat ndihmojn në përtypjen e ushqimit
- Duke u ushqyer me mollën e dheut, forcohet fizikisht gjithë organizmi.
Molla e dheut përmbane sasi të vogla substancash anti oksiduese, si vitaminat A, C, E. Gjithashtu këto ndihmojn në mbrojtjen e trupit nga infeksione të ndryshme. Por ato kur përdoren si ushqim i gatuar në mënyra të ndryshme, mbron trupin e njeriut, nga gripet e ndryshme dhe ftohjet që e prekin njeriun në menyra të ndryshme.
Përdorimet në gatime.
Per të rritur me kujdes pemën e bindjes se mollat e dheut janë të ngranshme, po i referohemi një fjalori: ‘’ Mollat e dheut kanë një shije te ambel sigurisht të ngranshme.,, (Dizionario italiano, ‘’Pitano,, p. 1113. Shtypshkronja Gulliver 1995)
Mund të piqen në furrë si patatet, kuptohet pasi t’iu hiqet lëvorja si atyre. Si ushqim përdoren edhe të ziera. Kuptohet gatuhen si dhe patatet, gjithmonë të lara e qëruara.
Përdorime të ndryshme në gatime ka gjetur molla e dheut në italinë e Veriut dhe në ishullin Siçilian. Ja se si shkruhet për mollën e dheut: ’’Mollat e dheut të vogla, me ngjyrë të bardhë, të ambëla e të ushqyeshme janë përdorur si ushqim edhe në Europë.,, (Enciclopedi universale ‘’Fiori e Giardino.,, Vol. I, p. 387, Le Garzantine 2004)
Meqense molla e dheut shkulet në stinën e dimrit ose fundi i vjeshtës, mund të përdoret si sallat, në një stinë të tillë si dimri, ku mungojn prodhimet e bimëve të sallatrave. Përkundrazi ‘’…molla e dheut ashtë shumë e shijshme dhe e ushqyeshme e përdorur si sallatë.,, (Encicl. Univ. Po aty.)
Përdorimi si pije alkolike
Në një krahine të Gjermanise Baden- Ëurttemberg përdoret për prodhimine e një lloji pije alkolike që quhet ‘’Topi,, ose ‘’Rosler.,, Ato thahen në furrë, në fillim. Pastaj lihen të fermentohen dhe pregatiten si pijet alkolike. E perdorur si pije ka arome frutash.
Duhet theksuar se kjo pije ‘’Topi,, këshillohet të përdoret kundër diaresë, por edhe kur të dhemb barku.
Pëdorimi në lulishtari
Për kohën e veçantë të lulëzimit, pra kur natyra ‘’vuan,, për peisazhe lulesh bukuri ndjellës, ajo lulezon. Zakonisht në Shtator- Nandor. Kuptohet se periudhat e fillimit e mbarimit të lulëzimit varen nga faktorët klimatik, në vite e stinë të ndryshme. ‘’Prandaj rrallë, por përdoret në lulishte, si lulet e tjera të diellit.,, (Encicl. Univ. Po aty.)
Nuk ka pretendime për tokën si struktur e përbërje fiziko-kimike: ’’… nuk kërkon toka të pasura, i përshtatet çdo lloje toke, veçse të jenë të përshkueshme nga uji, dhe jo klimë të ftohtë…,,(Encicl. Univ. Po aty.)
Ato mund të vihen në grupe në arkitekturën e lulishteve, duke e trajtuar si bimë barishtore shumë vjeçare dhe dritëdashëse. Duhet të percaktohet siperfaqja që do të mbuloi për t’a kufizuar me gur të thatë, dërrasa etj.
Edhe në bletari
Lulëzimi i bollshëm dhe në një kohe kur ka përfunduar pothuajse plotësisht çelja e luleve të bimëve të tjera ajo fillon këtë fazë të randësishme fenologjike. Ky polen i vonshëm i prodhuar prej luleve të verdha të shkelqyeshme të mollës së dheut, bahen burim i domozdoshëm dhe i ushqyeshem i bletëve punëtore e bujare mjaltëprodhuese. Disa herë edhe vetë bletët si dhe njeriu i ngatërrojn njollat (sipërfaet e vogla) në lulëzim të mollës së dheut me margaritat e verdha. Tani ma dihet se ato kanë kaptinën ma të madhe, por jo sa të lules së diellit e cila bëjnë pjesë në një familje.
Mbyllje
Studiuesi J. Vangjeli nuk shkruan se molla e dheut zhvillohet edhe në Dibrën e Poshtëme. Ajo u pa të vegjetonte bujshëm në mbi 20 metra gjatësi, në mejen (ledhin) mbi muret mbajtëse të udhës Peshkopi Fushe Muhur, në të djathtë, sapo kalon ndërtesën e ish stabilimentit të përpunim drurit. Lartesia mbi nivelin e detit këtu arrin në 640 m. Ishte fundshtatori i vitit 2024.
Përball fabrikës së blojes në qendrën e Vakufit, në skrapatën në krahun e majtë të udhës së makinava për të zbritur në fshatin Vakuf në lartësinë mbi det 450 m, vegjetojn disa njolla të vogla në lulëzim të plotë të bimës barishtore shumë vjeçare të Mollës së dheut.
Ne livadhet e Frangut me lartësi 430 m, në të djathtë të udhës se makinave, përbri saj. Ne atë pjesë ku udha e makinaqve kalon në vijë të drejt përmes tyre. Ajo gjendet në njolla të vogla, me lulëzim të bujshëm e mjaft mahnitëse për nga bukuria.
Në të djathtë të udhës së maqinave nga qendra, Fushe- Muhur, te Shkolla e bashkuar ‘’Dine Hoxha,, në drejtim të Thanxës, në mejet e lagjes të fisit Mikle, në lartësine 445 m. Aty vegjetojn disa copëza sipërfaqeje, molla toke. Së fundi në rrafshen e Thanxës, po këtu djathtas dhe përbri, po kësaj udhe me lartësi 460 m mbi nivelin e detit.
Pyetjet që shtrohen për zgjidhje:
- Si erdhi molla e dheut në këto meje, toka pjellore e të përshkueshme, anës udhëve të makinave, me farë (e pa mundur S.M.) si patate apo si pjesë të saja?
- A duhet të jetë ngrohja globale, pra e gjithë sistmi tokë atmosferë, që i ka krijuar kushte klimatike të favorshme për zhvillim vegjetativ?
- Sa vite ka që copëzat e mejeve, tokave, gjendet molla e tokës, në këto rrethina? Pse jo edhe në toka të ndryshme të krahinës se Dibrës së Poshtëme? Sipas madhësive te grupimeve, pra sipërfaqeve unë mendoi mbi dhjetë vjet.
Nuk do të ndalem t’iu përgjkigjem pyetjeve të shtruara për zgjidhje, se do të ishte një studim botanik, bioekologjik e klimatik i mollës se dheut në vete. Mendoj se botanistët dibranë në bashkëpunim me agronom e biolog duhet të ndërmarrin një studim të tillë mjaft dobiprurës, duke u nisur nga vlerat e shumta të mollës së dheut. Gjithashtu nuk jam në gjendje të gjejë edhe se si thirret kjo bime barishtore shumë vjeçare në trevën dibrane.
11.11. 2024