Monolog-Jorida Satka


Lozim kukafshehthi.

Fëmijë të rritur dhe sot.

Vendet e fshehura nëpër botë.

I eksplorojmë.

Bëhemi memecë derisa të na gjejnë.

Po lyej një copë me buzëqeshje e po vazhdoj.

Po ti?

Pive vetëm lotët e mi,

ç’do marrësh me vete.

Do të kesh uri.

Merr një copë sy e një cep zemre.

Lojë që do na takojë përsëri.

Vetëm se…

do të zgjasë e do duhet tē ushqehemi.

Me gjithçka qē ofrohet.

Po më mbulon errësira tani.

Me duhet të lidh flokët e të nisem.

©Jori.