Monument natyre në plakje dhe ringjallje të natyrshme- Dr.Selman Meziu


      Monument natyre ne plakje dhe ringjallje te natyrshme

      Edhe pse ndalesh disa herë duke e shikuar me kujdes një qenje biologjke, nuk mund të mos kërkosh nga vetja për t’a studiuar më në hollësi.  Vërtet kam botuar nje studim per Lisin, dushkun e llojit Shparth (Quercus frainetto Ten.) monument natyre në Fushë-Muhur, pikërisht në lagjen Algjone në trojet e Dabiçeve.  E përsëri shkova pranë tij dhe kreva disa matje e vezhgime të mbulesës së gjelbërt.

       Shparthi monument natyre dhe kujdesimet

  Ne vitin 2009 kur e vizitova për here të parë vetëm mata disa parametra dentrometrik dhe bëra disa fotografi. Ndërsa në shtator 2024 mendova të studioja me në hollësi kushtet bioekologjike të stacionit të vend rritjes të tij. Kurora tej e  gjerë  afërsisht 40 m diametër, mjaft e shëndetshme dhe e dendur, nuk kishte lejuar të mbinin barëra të ndryshme, pra të krijonte livadh natyrore, por as edhe farat e tija.  Ndërsa lartësia ishte 6 m. matur me instrumentin lartësi matës (Hipsometër) Blume Leiss dhe perimetri i matur me meter shirit në lartësinë  1.30 m. ishte 4,75 m.

       Shpjegimi është i thjeshtë, po të njohim kërkesat ekologjike të barërave livadhore. Atyre ju pëlqejn toka të shkrifta dhe mbi të gjitha rrezet e ngrohja e diellit. Gjë të cilat ato nuk i kishin asnjerën nga këto kushte. Kurora mbante shiun deri në një farë mase, kurse dritën e diellit dhe ngrohtësinë plotësisht. Këto i shpjegon mjaft mire silvobiologjia. Gjithashtu edhe  kullotja nga blegtoria ishte gjithmonë e pranishme. Kurora e tij e gjërë me biomasë vegjetative të konsiderueshme, ndikuar nga  mosha dhe prodhimtaria e stacionit. Keto faktor nuk nxitnin, favorizonin, nuk ishin kushte të përshtatshme ekologjike në mbirjen e zhvillimin e qylimit të gjelbërt. Edhe masa e lendeve, e gjetheve të drurit shekullor të Shparthit, që bien në fund vjeshtën, mbytnin të sapo lindurat bimëzat e barërave  të stinës, nga sasia e madhe dhe kalbëzimi i ngadalshëm i kësaj  mase vegjetative.

    Pas vjeshtës të vitit 2018 ndryshoi  mjaft madhësia e kurorës deri në 3 metra rrezja e saj. Rrjedhimisht sipërfaqja e tokës u zbulua nga kjo mbulesë natyrale.  Toka priti me deshirë dhe ‘’krahë hapur,, prodhimet e diellit, dritën dhe nxehtësinë. Gjithashtu atë e lagu shiu dhe zbuti koren e tokës. Ajo u shkri- ftua nëpërmjet ngricave  dhe pastaj ngrohjes të temperaturave të stinëve pranverë edhe verë. Prandaj tanima kemi një qylim të gjelbërt me lloje barërash të ndryshme, një e shumë vjeçare dhe  mjaft e dendur.  Me koefiçientin e mbulesës edhe 0.8.

      Trupi i tij i drujt shekullor vazhdon të grihet nga brenda nga insektet e ndryshem duke hapur galeri të shumta. Këto kanë dobësuar shumë gjendjen vegjetative. Mplakja e plagosjet që mori në vjeshtën e vitit 2018 e kanë lodhur mjaft fizikisht, sigurisht edhe fiziologjikisht.  Kjo shikohet më së miri nga madhësia e kurorës, shëndet ligësia e trupit me pamjen rrënqethëse të vrimëzave të dendura, degëve, bisqeve dhe gjetheve të cilat nuk kanë ma shkëlqimin e dikurshëm.

  Në lartësinë 2,30 m.  është formuar që në vitin 2018 një zgavër në brendësi të trupit me drejtim vertikal. Pikërisht këtu vegjeton  nje fidan Shparthi (Quercus frainetto Ten.)  me lartësi 68 cm. me pak degëzime të çrregullta. Gjethet kanë filluar t’i zverdhen që në fund të shtatorit. Ndërsa masa e gjetheve të kurorës të drurit nanë, kanë ngjyrë të gjelbërt.  Aty vegjeton edhe nje fidan Voshtre e rëndomtë (Ligustra vulgaris L.) me latësi 85 cm. Gjendja vegjetative e mirë. Së fundi ferrmana e rëndomtë  (Rubus ulmifolius Schott.) ka gjetur kushte të mira ekologjike, ajo i kalon të 1.5 m me degëzime të pakta e majen që përkulet drejt sipërfaqes të tokës.  Ajo ka ndodhur  sepse sipër ka degë të shumta të drurit pyjor të Shparthit. Atëhere ajo ka kërkuar dritë për zhvillimin biologjik, si kërkesë parësore e saj. Nuk ka fruta.  

     Fara që ka sjellur në jetë fidanin e Shparthit ka ardhur nga lendet e prodhuar prej tij, gjatë viteve të frutifikimit. Pra rënje e lirë sipas ligjeve fizike të gravitetit. Njëra nga këto fara ka gjetur kushte bioekologjike të favorshme mbireje, dhe zhvillim të fidanit. Ndërsa farat e voshtrës, gjethë ranëse dhe ferrmanës kanë shkuar në lartësinë 2,40 cm. nga forca e erërave ose zogjt, shpendët  të cilët i kanë përdorur si ushqim. Shpjegimet e mësipërme shprehin dukuri natyrore të  bashkëjetesës ndërmjet bimëve e kafshëve dhe faktorëve të ndryshëm, klima,  gjallesa në luftën per vazhdimësi në zinxhirin e pa këputur të jetës.

     Kuptohet ushqimi i përbërë nga dekompozimi i blanës së drurit ashtë i pasur me element kimik dhe komponime organike. Kjo falë mbajtjes së ujit nga zgavra. Një faktor i randësishëm që ka shkaktuar kalbëzimin e ngadalshëm të masës drunore në qendër të trungut. Në saje të zhvillimeve të proçeseve të shumta biokimike në kohe e hapsirë u krijua substanca që solli mbirjen e farave dhe zhvillimine fidanave.

   Nën kurorën e tij nuk gjetëm asnjë bimëz  shkurreje ose drurësh që rriten përqark tij. Toka është e ngjeshur, pothuajse e rrafshët, megjithatë shikohen lloje barërash të llojeve të  ndryshme, një dhe shumë vjeçare.

      Administratori i Njësisë  Administrative Muhur, Astrit Lika mori përsipër një prerje sanitare të mbetjeve të  degëve të thara e të çara të lisit nga stuhia e vitit 2018, me motor sharrë.  Gjithashtu edhe eleminimin deri në një farë mase të zgavrës në qendër të trungut. Kjo sjell ndalimin deri në një farë mase të vazhdimit të kalbëzimit. Shpresojm se pylltarët e AZM Dibër e Poshtëme do të vijnë të shikojn gjendjen shëndetësore e vegjetative të këtij monumenti natyre me randësi bioekologjike, historike, turistike etj.

        Natyra arkitektia e zëvendësimit të monumentit të natyrës

        Natyra shëron qenjet e saja të gjalla.  Ajo ka aftësi të sjell riprodhime të bollshme gjallesash duke i mëkuar me ushqimin mjedisor dhe përkujdesjet e saja.  Natyra përpiqet të ruaj ekuilibret brenda llojeve, dhe të llojeve të ndryshme në ato shtazore dhe bimore. Ajo konservon bioshumëllojshmërinë e gjallesave. Kjo ka ndodhur ne jugperëndim te Monumentit të Natyrës, fare pranë në 15 m. largësi. Mrekullisht këtu pranë Shparthit të moshuar afërsisht 170 vjeçar, ka hedhur shtat një lis, nje dushk me emrin Qarri (Quercus cerris L). Dhe ja matjet e kryera me të njëjtat instrumenta: lartësia 10 m., perimetri i matur  në lartësinë 1.30 m është 1.25 m. Kurora i ngjan më shumë nje koni të rregullt, rrezja e kurorës 3 m.

  Në anën veriore, kalon nje udhëz e hollë me pak mbulesë barishtore. Nën atë është një brinjë me pjerrësi 15 %. Aty vegjeton nje fidan dushku, me katër gjethe me lartësi 03 cm. Duke e ballafaquar me dentrologjine ku përshkruhen llojet  pyjore,  rezulton lloji shparth. Më në juglindje  të qarrit madhështor peisazh zbukurues, ndodhen dy  fidana dëllinje të kuqe, perkatesisht 08 cm dhe 16 cm e fundit me dy degëzime në bazë. Me gjendje vegjetative të mirë.  I përkasin  llojit Dellinjë e kuqe.  Fidanat rrethohen nga bimëza bari te gjithefarshme, sigurisht livadhin që ka një shtrirje veri perëndim  dhe juglindje.

       Farat e dëllinjave të kuqe kanë ardhur nga disa prej atyre, që vegjetojn  në  perëndim të tyre  në largësi afërsisht 20 m. Të sjellura aty nga shpend, kafshe ose njeriu  pa vetëdije.   Lënda e shparthit ka ardhur nga degët e kurorës se tij që shtriheshin mbi  këto sipërfaqe. Mbirja  e tyre shpjegohet nga kushtet stacionale që kanë gjetur farat ne keto mjedise. Vazhdimi i rritjes i zhvillimit si biomas vegjetative është i lidhur nga mos damtimi nga kafshët shtëpiake dhe të egëra. 

    Në një rrafshinë mbi udhëzën e hollë e cila vjen nga kandi veriprendimor i livadhit,  dhe nën varret e Leke, ka hedhur shtatë një dru  dushku i llojit qarr.  Ne pjesën e poshteme ose veriore kemi fidana shkurrëzash të sapo hedhur shtatin e tyre si Ferrmana e zakonshme, disa bimeza dushqesh, si qarr,  shparth, bung, të cilat sa kanë filluar të formojn kërcelllin e tyre njomëzak.

          Në përzierjen intime,  duke u ngjitur për meje ku pjerrësia arrin ne 25% zhvillohen Voshtra e rëndomtë, me fidana kulumburie deri në 70 cm.  Në vazhdim në drejtim prendimor vazhdon meja me porenin (bashkesi shkurresh të llojeve të ndryshme) me shkurre kolumbrie me lartësi deri ne 02 m, murriza një bërthamësh (Cartaegus monogyna Jacq.). ferrmane, Tranafila të egër (Kaça, Dibër, S.M) (Roza kanina L) e ne vazhdim edhe dëllinja e kuqe sëbashku me lloje dushqesh trup shkurtëra si shparthe, qarre, bunga etj. Shkurret  e sipershkruara formojn nje bashkesi jetese duke formuar nje mbulesë bimesie që jetojn në të njëjta kushte bioekeologjike dhe ndajne midis tyre ushqimin nën e mbi toksore.

     Pyetja që mund të shtrojë gjithë sejcili: Çfarë do të ndodh me zhvillimin e kurorës së drurit të Qarrit tanima mbizotërues me masën e tij vegjetative, me bimësine  shkurrore e drunore që tanima kanë gjetur kushte të mira zhvillimi nën kurrorën e tij? Duke u nisur nga kërkesat ekologjike të këtyre shkurreve mund të shkruajm, për një periudhë kohe edhe 10 vjeçare, do të ndodh dalëngadal dobësimi vegjetativ, ulja e rrritjes në volum të biomasës dhe së fundi zhdukja e tyre. Kjo do të shkaktohet nga ato mungesa faktorësh ekologjik, ose kërkesa të cilat nuk do t’iu plotësohen nga zhvillimi i kurorës së drurit pyjor të Qarrit. Pra kemi të njëjtat proqese biosilvike me zhvillimin e  livadhit si në ratin e kurorës së shparthit të përshkruar ma sipër.

*                       *

          *

  1. Kujdesja silvoteknike dhe silvo biologjike e vazhdueshme e drurit  pyjor, Monument Natyre, që jeton i vetmuar, në një livadh me përmasa te konsiderueshme, por që po plaket shpejt.
  2.  Vezhgime të herë pas hershme nga AZM Dibër e Poshtëme e këtij monumneti natyre, dhe me kalimin e viteve, pregatitja e dokumentave për ta shpallur si monument natyre Lisin, dushkun e llojit Qarr.
  3.   Nuk duhet të kryhet as edhe një llojë ndërhyerje, as në kurorën e Qarrit, as në bimësine shkurrore nën atë dhe aspak në relievin toksor, ku vazhdon jetën ky dru pyjor i vetmuar.
  4.   Peisazhi përqark duhet të mbrohet nga kushdo keqëbërës ose i pa ndërgjegjshëm, për t’a lenun të qetë, që jeta biologjike e bimëve livadhore, shkurrore e drunore të zhvillohen natyrshëm.

     Duhet të respektojm  natyrën, arkitekturën peisazhistike, mjedisin rrethues, sepse me bunarin aty pranë, me varret e Leke, kulllën e Bamit, kane randesi shumëplanëshe në jetën ekonomike, kulturore të fisit te dabiçëve, të lagjes Algjone, të fshatit Fushë-Muhur, të krahinës së Muhurit dhe vete banoreve të luginës së Drinit te Zi dhe së fundi  Dibrës së Poshtëme.

   14.11. 2024                                                      Muhuraku S. MEZIU