MORA RRUGËN MË TË LARTË
Mora rrugën më të lartë
në ato faqe shullëri
kam një mall e më djeg flakë
U rrita në këto vënde
lash një copë të jetës time
nga kam bredhur kalamak
nëpër ara e burime
Ku shikoja anë e mbanë
ku më ka dhenë Nëna gjinë
për atje zëmra më qan
më sehir e ngopja synë
Malli më ka marrë të vete
të flë gjumë në një lëndinë
dhe thëllëzat kur të shkojnë
të më zgjojnë me cicërimë
Nuk harrohet fëmijëria
shpesh e kaloj nëpër mënd
i mora i ktheva vargje
nëpër dhëmbë i mbaj si këngë
Nga Godo Mehmetaj.