Mos e digj shpirtin poet!Kristo Çipa


Mund të jetë një imazh i 1 person

MOS E DIGJ SHPIRTIN POET!

Mos e digj shpirtin poet!

Zjarri i jetës ka marrë ujë

Uji nuk zbret më në det

Ri në pellgje, bën rrëmujë.

Mos e digj shpirtin poet!

Nëpër djep tundet vetmia

Nusja vellon mbrapsht e qep

Dhëndri s’vjen në dasmën e tija.

Mos e digj shpirtin poet!

Sytë e qorrit ka marrë rëra

Guri, durimit i flet

Heshtjen mike unë e bëra.

Mos e digj shpirtin poet!

Fol dhe ti sa flet ikona!

Koha dhimbjen me lot qep

E qëndis me hallet tona.

Mos e digj shpirtin poet!

Vdekja merr liçencë të tallet

E sëmurë është kjo jetë

Dergjet bashkë me spitalet

Mos e digj shpirtin poet!

Le të digjet! Është zë fikur

Zjarri në vargje nuk ndez

Në të gjallë quhet i ikur.

Shpirti vet po shkon në meshë

Thonë ringjallja paska zbritur!