Mos i mallkoni fëmijët tuaj-
Ka momente tërbimi…
Ku mendja dhe sytë të errësohen nga zemërimi…
Gjuha padashje të del jashtë kontrollit…
Momente të dobta…
Dhe ashtu, pa dashje e lëshon ndonjë mallkim…
“Kurrë mos mallko”, thoshte gjyshi im.
Se si lutja dhe mallkimi mund të pranohet,
Dhe jeta përgjithmonë të të shkatërrohet.
E di, nëna nuk mallkon kurrë me zemër.
Por, le ta zhdukim nga fjalori këtë emër!
Tërbimi me siguri nuk të shpie askund,
Vetëm ty me siguri të mund!
Prandaj, përpiqu ta menaxhosh dhe kontrollosh!
Në ato momente nga vendi, veten ta largosh!
Të duhet urtësi dhe durim i thellë,
Mos thuaj asgjë, mos bëj asgjë, s’ka vlerë?!