Mos më ndaloni bukuritë!Gjeorgjina Kapaj


Mos më ndaloni bukuritë!

Ëndrrën time mos ma vidhni

Yjet lërini të më ndriçojnë.

Mos të ndalë rrëzëllimi.

Dua zemrën që ta ngrohë.

Udhën drejtë mos ma ngatërroni.

Nëpër driza kam kaluar

Kur ca gjëmat më ndalonin.

Duart shpesh kam sakatuar.

Detin mos ma thani asnjë ditë.

Se me të shumë kam kaluar.

Nuk kam folur me njeri

Vetëm ty të kam treguar.

Asnjë lule mos ma vidhni!

Po ta doni natë e ditë.

Porsi bahçe e kam shpirtin

Lulet shfaqin bukuritë.

Si një zog mbetet pa krahë

E mbetet pa fluturuar

Lermani jetën të qetë

Me nipër e mbesa dashuruar.

Trëndafilat mos i mblidhni

Do t’i bëj si një kurorë.

Do t’i mbjell vit pas vitit

Të ma bëjnë jetën të ngrohtë.