Mos më zgjoni, se jam në gjumë-Bahrije Qerimi Spanca


MOS MË ZGJONI, SE JAM NË GJUMË

Me ëndrrat e mia shkova në hënë

Mes yjeve e ndriquar,shetisja

Shkova, e ku nuk shkova në atë vëndë

Bashk me muzgun, nga hëna, zbrisja

Me ëndrrat ndërtova një mbretëri

E mbusha plotë me fantazi

Me fanatizëm e mbaj këtë biletë

Mbishkrimin ia shkrova poet

Tash kur vie mbrëmja

Do mërzitem shumë

Ç’të bëj, unë pa ënrra

Mos më zgjoni se jam në gjumë!.