Sonja Petro
Mos
Pse më pe e pse të pashë
si më le e si të lashë
për një fjalë për një vështrim
Prit mor bir mos u rrëmbe
nuk vritet tjetri si rrufe
prit mor bir mos u nxito
uli gjakrat , llogjiko.
Le të të shohë, le të flas
fjalët e tepërta hidhi pas
nuk humbet kurrë burrëria
nëse nuk bie në “grackën” e tija
një sy qorrë e një vesh shurdhë
veç fiton e kurrë nuk humbë!