MU KUJTUA FJALA E PLAKUT…!!Zihni Ndregjoni


MU KUJTUA FJALA E PLAKUT…!!Zihni Ndregjoni

Mot e mot më parë.

Plaku i mençur më pati thënë :

– Kur të rritesh.

Mos babëzitesh.

Mos rend fort ,pas parasë.

Do ta shohësh.

Do ta njohësh.

Po e pate të afrojnë.

Po se pate, syt s’ti lëshojnë.

Po e pate mbaron punë.

Po se pate,t’japin hunë.

Çorb u bë dynjaja

Interesi,te paraja.!

Prej parasë vjen “damllaja”.

Të gjen dhe belaja.

E ke dëgjuar se paranë.

Po ua hodhe qenve, nuk e hanë.

Para të kesh aq.

Sa t’jetosh ,me nder e n’paq.

Mu kujtua fjala e plakut.

Paraja na erdhi hakut.

Rendëm pas saj të babëzitur.

Plotësisht na tjetërsoi.

Shpirtërisht,na errësoi….!!

Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri.