Myneverja-Petraq Pali


Myneverja.

Eshte nje e njohura jonë qysh në fillimet e mërgimit tonë drejt Greqisë.

Ishte një nuse e bukur e divorcuar qysh ne atdhe, kishte nje vajze ahere katër pesë vjece dhe asnjë tjeter ne botë,as vëlla as motër askërkënd,siç ,mësuam më pas.

Myneverja,ishte nga të rrallat femra që kam parë,ishte shume,shumë e bukur si ne pamje dhe në sjellje shume perfekte qytetarie,e pastër dhe me një shtat që lakmohej.

Sy zezë,me sy zhbirues,me flokët kacurela deri mbi mes,bel hollë,këmbë të bukura e vithje joshëse.

Rastesisht e njofa në një tavernë ku konsumova një kafe me një shok Myneverja punonte kamarjere,ishte a nuk ishte ahere tek njëse e pesat,ishte një yll i vërtetë.

Ne pa e ditur që ishte shqiptarë filluam te frekuetonim këtë lokal çdo mengjes e cdo mbasdite jo kurrë me ndonjë motiv por vetem të shikonim sadopak kamarjeren e bukur.

E fliste greqishten keq,bashkë me Pirron shokun tim, menduam mos ishte nga ato të lindjes të cilat ishin të shumta në cdo lokal të qytetit, e mendonim o për ruse ose moldave,ukrnaze,apo…,gjithsesi kuptohej që nuk ishte greke.

Muzika kryesisht në mbrëmje në atë tavernë ishte e cmëndur,krahas orkestrës me muzikantë e istrumentistë qejfllij të cilës gjat interpretimit konsumonin shpesh verë recinë apo uzo e pije të tjera,ishin dhe dy vajza ndoshta të huaja (kengetare) dhe një këngëtar grek,për ne në atë kohë na dukesh i vjetër por famoz me atë zërin e tij magjik,taverna nuk rinte kurre bosh,duhej te zije vënde herët,ne u përshtatëm atje,natyrisht duke konsumuar edhe ne si të gjithë,mbas punës ditore të rendë në ndertim,kalonim mbremjeve aty.

Gjithsesi më pas u miqësuam më shumë me Myneveren kur morëm vesh se ishte bashkëkombase jona.

Kaluan ditë e muaj,ajo shërbente me shume përkushtim dhe brënda çdo norme morale,sociale e shoqërore,aqë sa ne hera herës dilnim në mbrojtje të saj kur pleksej me ndonjë klient provokator,sherxhi,apo qejflli që lakmonte hiret e saj.(Në disa raste jemi përplasur dhe me huliganë,ose gango që i binin pa të drejtë më qafë patriotes tonë.Shpesh na kanë shoqëruar dhe në policinë e qytetit ku kemi dhënë shpegimet tona.)

Kështu që Myneverja me pas u bë pjesë e familjeve tona,e afruam e sajdisëm.

Ishte e mrekullueshme,e riste me vetmohim Florën, vajzën e saj te bukur,si në kohën parashkollore por

edhe më pas.

Kur ika për në USA,sinqerisht ajo e përjetoi keq largimin tonë,por edhe ne na u dhims largimi nga ajo.

Ato vite ishin me të vërtetë të tmerëshme,ishim të pa mësuar,të pa ditur,e aqë më keq për Myneveren që ishte pa njeri.Ikja jonë e la fillikate,dhe Pirrua iku familjarisht drejt Athinës.

Para se të ikja e prezantova me një familje të mikut tonë të nderuar Dr.PN,i cili sic mësova më pas e trajtoi kaluar motres,e mbeshteti dhe ju bë krah.

Vitet rrodhën si deshën si për ne dhe për Myneveren.

Doktori më pas ndërroi jetë,dhe Myneveria iku me vajzën për një jetë me të mire nga ishulli,drejt Athinës.

Në ATHINË.

pJp

(Vijon)