Nata-Evis Kotte


Në vorbullën e orëve që përshkojnë planetin,

dielli ka udhëtuar me vapë përvëluese.

Dita është e etur për qetësi,

mbështesim kokën në prehërin e shplodhjes.

Grimca rëre që ndajnë kohën,

sjellin erë shkretëtirë.

Ylli ndrin dhe afrohet,

qielli pëson ndryshim.

Si shkëndija që ndizen,

kur fryn erë e ngrohtë,

nata mbeti shkretëtirë,

ndezi yjet të shohë dritë.