Nata sonte… Suzana Rama


Nata sonte…

Është një natë e bukur sonte,

dhe pse hëna është gjysmake,

fryn një fllad i lehtë si të donte,

të lozi me ngjyrat e kësaj nate.

Kësaj nate, këto ditë të vjeshtës,

ku edhe yjet përtërijnë vet vehten,

dashuruar me simfoninē e gjethes,

që nga era vallzushem mbi tokë bien.

Kur nis të fashitet zhurma e kohës,

e natën shurdhon hapi i një udhëtari,

që mban në gjoks dashurinë e botës,

nxitur nga dashuri e fëmijëve së pari.

Kur dhe gjallesat prehje gjejnë ngado,

në foletë e tyre duke pritur qetë agun,

dhe unë që kam nisur netët të përgjoj,

duke pritur muzën që të lëvroj vargun.

Çuditërisht s’kam frikë nga nata sonte…

Suzana Rama