NATË E ZHURMSHME…!
E butë dhe egër nata e zhurmshme,
Ndjej mërzi për përqafimin që s’ma dhe,
U përhumba i tëri nën xhupin llastues,
Nën qiellin pa re…
Një alo ma prishi gjumin,
Sirenat dëgjoheshin nga larg,
U ktheva pas në kohë, si dikur,
Në qesëndi fjalën dhash…
Djalli më mori diellin në natën terr,
Nuk doja t’ja jepja, por ja dhash,
Nata më mbështolli me ftohtësinë,
Isha i dyzuar dhe në maraz…
E hodha atë firmë i sigurtë..
Se edhe erësira të ngroh shpirtin,
Mes ulërimave e futa në qerfullin e zhurmave,
Dielli u zbut, u bë gjëngji butë…