Natë vjeshte
Natë vjeshte e errët pa fund,
Nuk sheh gjë tjetër, veç yjet në qiell,
Hëna nuk duket, është fshehur diku,
Veç yjet ndriçojën, në qiellin e errët.
Nata e gjatë, e netëve të vjeshtës,
Të duket si një tynel i pa fund, që kërkon të dalësh
Që ecën e ecën, dhe fund nuk ka,
Dhe një rreze drite kërkon të kapësh.
Dhe rrezja e dritës, arrin me agimin e ditës,
E mbuluar nga vesa e natës, që mbi gjethet e rëna, rrëshqet si një lotë syri,
Që pret e pretë agimin të vijë,
Dhe rrezet e diellit ti marin, dhe syri fillon të shkëlqejë,
Dhe dita merë ritmin e saj.
A. K. Selishtaj 31.10.2024.