Natyrë idilike-Rubjana Nika


Natyrë idilike

Të braktis për pak qytetin,

larg,shumë larg prej tij të shkoj,

zhurmash,pluhurash,

zënkash,sherresh,

në natyrën përrallore

shpirtin,mendjen të paqtoj.

Të mbush mendjen,

të mbush shpirtin,

frymëlirë ,zemërqetuar,

të kënaq sytë me hapësirë,

me natyrën idilike,

që nuk ka të krahasuar.