Nismë
Në gazetën “Dielli” të hapet faqja për fëmijë e të rinj
Brezi i ri shqiptar që ka lindur e po rritët në këtë vend të lirë të fidanishtës së demokracisë të kenë në duart e veta faqën për fëmijë e të rinj,,Dielli,,
Prof.Skënder KARAÇICA
Në rrugëtimin shekullor të gaztës,,Dielli,,me seli në Nju Jork,me veti barti historinë e lavidshme kombëtare për tokën,gjuhën,flamurin shqiptar,në krah të kombit e të atdheut.Kjo gazetë ishte një zë i fuqishëm para administratës dhe të institucioneve të shtetit të Amerikës(Washington)në mbrojtje të tërsisë së tokës shqiptare,ku, në shekullin e kaluar fqinjët tanë grabitqarë ia mësyen përmes diplomacisë së fuqive të mëdha të kohës me në krye me boshtin pansllavist(Rusia,Serbia dhe Greqia)për të grabitur pa mëshirë të tokave shqiptare.
Në këtë kohë të katrahurave të pa drejtësive historike,në faqet e gazetës,,Dielli,,u ngritë zëri i protestës para koncelarive ndërkombëtare së pari në Amerikë dhe Evropë,në mbrojtje të copëtimit e të grabitjes nga fqinjët të tokave shqiptare,që,në analet e historisë si pjesa më e dhimbshme ishte Kosova,Çamëria dhe pjesë tjera etnike në Maqedoninë e Veriut,në Mal të Zi dhe Preshevë,Bujanoc e Medvegjë.
Për shkak të kohës së grabitjes e të copëtimit të tokave,shqiptarët u ndanë me mure të hekurta(Shqipëri-Kosovë)si dhe pjesët tjera etnike në ish-Jugosllavi(Maqedoni të Veriut,Serbi dhe Mal tël Zi).Për orët e historisë e të grabitjes së tokave shqiptare,gazeta e njohur dhe më e vjetra në diasporën në Amerikë,,Dielli,,u bë një zëdhënse e kohës,gjithherë, në krah të kombit dhe të atdheut të shqiptarizmës në Ballkan.Në këtio vite,për shkak të represionit,të padrejtësive për jetë e mirëqenie të familjes shqiptare,në shekullin e kaluar me mijëra shqiptarë nga trevat etnike ia mësyen rrugëve të mërgimit në të gjitha vendet e botës dhe në Amerikë.
Pas kaq vitësh,në Amerikë kanë lindur e po rritën brezat e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë,që,është e kohës të marrë udhë nisma për hapjen e faqës për fëmijë në gazetën tonë Abetarja e Diasporës ,,Dielli,,!Për të hedhur dritë në nismën tonë,po theksojmë se në shumë qytete të Amerikës janë hapur shkollat shqipe për fëmijë e të rinj shqiptarë,prandaj botimi i faqës për fëmijë dyherë brena muajit,do të ishte lajmi i gëzuar për shkollën shqipe dhe për fëmijët të linduir e,që po rritën në Amerikë në tokën e bekuar e të lirë!
Në përvojën e dikurshme të gazetës,,Rilindja,,në Prishtinë(çdo të martë)e kishim në duart tona faqën për fëmijë në të cilën botoheshin punime letrare të nxënësve,portrete,tregime të shkrimtarëve,që e redaktone shkrimtari për fëmijë Rifat Kukaj.Kujtoj se ka ardhur koha që në faqet e gazetës ,,Dielli,,të hapet faqja për fëmijë e të rinj.Në këtë rrafsh do të keni përkrahjen tonë dhe të krijuesve tjerë në Amerikë,që do të ndihmojnë në redaktimin e faqës për fëmijë e të rinj,ku,nisma jonë do të mirëpritet nga shkollat shqipe dhe të fëmijve shqiptaro-amerikanë!
Çikago,më 1 janar 2025