Në hijen e palëvizshmërisë…Gladiola Jorbus


May be a black-and-white image of 8 people, hat shop and street

Në hijen e palëvizshmërisë,

e mbushur me këngën e mallit,

flladitet një klithmë pëshpëritëse.

Kujtimi yt, si vjeshtë

më është qëndisur pas shtatit.

Nuk e belbëzoj më emrin tënd,

as fjalët që më sjellin aromën tënde,

nuk e duroj dot më heshtjen

kur fshihesh në mendimet e mia.

Një mjegull e errët, mbështjell gjithësinë.

Babëzisht ia nis të gëlltisë

plima përqafimesh shtegtare,

copëza imazhesh lumturie,

lamtumirat e pathëna.

Dhe ëndrrat e pambukta,

trishtueshëm shugaten në unison

përtej horizontit të largët…