NË KORTEZHIN TËND-Arjan Gjeci


NË KORTEZHIN TËND.

————————————–**

Në kortezhin tënd mik

Çapitemi kokulur,vargut

Herë bie heshtja

Herë dëgjohen zëra

Tek-tuk edhe të qeshura

Më tej rënkon dhimbja

Fëmijët plasur në krahët e saj

Një kurorë lulesh njomet nga

Lotët

Dhimbje,rënkim,psherëtima

Çapiten ngadalë edhe ata

Pas kurmit tënd të shuar

Strukur,të mbledhur grusht

Ti zhytesh errësirës mik

Trokimës!

Së lopatave të dheut

Pranë të janë

Edhe ata që s’të deshën

Erdhën të të përcjellin

Tymosën cigare,bënë romuze

Të shtirur,edhe qeshën

Por dhimbja mbeti aty

Në sytë e fëmijëve të tu

Që dheun tënd mbajnë

Në duar

E hedhin sipër teje

Më pas ikën,u larguan

Po largohemi edhe ne

Do të të më mungosh !

Të mbaja tek gjërat e shtrejta

Të qoftë dheu i lehtë mik

Po ndjehem fort trishtë

Unë sot,sapo humba një çiflik.

Dhjetor 2024.