Në mundesh-Dalinë Arifi


Në mundesh ti ndalosh te rrahurat e zemres sate duke dëgjuar ato te miat…
Në mundesh te duash me fuqin e një Dragoi e të mos djegësh shpirtin…
Në mundesh të ndjesh të dashurosh si një luftëtar betejat e përgjakshme pa vrarë dhimbjen…
Në mundesh të qëndrosh pa frym duke të marr ajo frymën tënde…
Në mundesh të jetosh jetën duke i dhënë shpirtin asaj…
Në mundesh të mundesh botën kundrejt ligësis që i hedhin mbi të, e ta duash sërish si herën e parë atëherë kjo është dashuri
Në mundesh…, në mundesh ta besh bëje për hirë të dashurisë së vërtetë!

Dalinë
17 nentor, Prizren