NË NJË DITË BEHARI
Në një ditë behari
dola bregut lumit
duke pritur vajzen
Shikoja në ëndërr
gërshetat e saja
dy vjet pa e parë
fillova të qaja
Mbi valët e lumit
që shkonin ngadal
afrohej një letër
shkruar me dy fjale.
Kjo letër i dashur
shkruar duke qare
do të mbaj në zëmër
të lutem më fal
Të prita gjith diten
der sa zuri nata
më dukesh si ëngjëll
që më ndek na mbrapa
Nuk mund ta besoja
te ikje nga mua
u rritëm të vegjel
si mishi me thua.