Në portin e vjetër-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Në portin e vjetër.S’vijnë me anijet.

Vizitor i saj, jam një peshkatar.

Dhe një shkulmë ere.

Më trazon direkët e bardhë.

Netëve aty një cullufe hëne .

Mpikset ngadalë.

Dallgët rrahin brigjet.

2.

Shkuma mbulon farë.

Fryma ime e heshtur .

Dhe loti i kripur ,

ende i patharë.

3.

Nëpër dallgëzim valësh.

Anije e braktisur .

Fanitet një pulëbardhë.

Ngrehina në errësirë.

Moli i vjetër i çarë.

Peshkatar, që gjumi se zë.

Veç mos e zgjo,

ëndërrimin e bardhë!

4.

Vitet e kërrusura aty.

S’më dhëmbin aspak.

Me flokët të zbardhura nga kripa.

Kur detin e kam lënë.

Mes hekurishteve të ndryshkura.

Nën dallgë dhe nën hënë.

5.

Mes rrugicave të vetmuara.

Një poç i djegur.

Qentë lehin të tërë.

Nata, që më tremb.

Dhe një spirancë në brigje.

E mbytur nën dallgë.

Dhe djersa ime aty.

Që ,aq shumë më dhëmbë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.