Në vazon e zemrës-Blerta Basha


Në vazon e zemrës kam mbjell dashurinë,
Ajo rritet si lule manushaqe plot aromë,
Ujitur nga ujvarat magjike dhe ditëve që vijnë,
Shkëlqen si dielli rreze artë, një orkide në dhomë.

Me penën e nektarit nisa të shkruaj një varg,
Në fletët e zemrës je mjaltë që pikon ngadalë,
Në sytë e hënës pashë gjithë universin nga larg,
Në vazon e zemrës digjet shpirti valë, valë..