Nënë-Fatmira Limani


Nene!

Nese ka fjale me te bukur ne buze,

ne kete bote, je ti Nene!

Nese ka gje me te shtrenjte ne jete,

ne kete bote, je ti Nene!

Nese ka gje mè me vlere ne jete,

ne kete bote,je ti Nene!

Nese flasim per dashurine,

je ti dashuri e pare,sapo hapim syte!

Nese dashurite lindin si shkendi,

dashuria ne ty, lind si meteor!

Si hekur, si gure te rene prej qiellit,

nuk ka te shuar,perjetesisht jeton.

Nese flasim per dhimbjen tende,

nuk ka mase e peshe te e percaktoj!

Por nje gje eshte provuar e perjetuar,

Nene,ti jeten per femine e ke sakrifikuar!

Sa nena, dhimbjen e femise nuk e ndjen,

vetem ajo Nene qe I ka ra per ta provuar.

Nese flasim per zemren tende Nene,

ka shume hapesire, sa qielli e oqeani!

E etur,e pangopur, per me te miren ne bote,

me gjitheçka syri te sheh per rreth,

me te miren ne bote per femine kerkon!

Me diellin,me henen, me ajrin e krahason.

Nese flasim per madheshtine tende Nene,

vendin e gjithekujt ze,vendin tend askush jo!

Mbretereshat kane madheshtin e saj,

jane me te privilegjuarat e botes tone!

Po madheshtia jote Nene, e paprivilegjuar,

qendro mbi madheshtine e çdo mbretereshe.

Nente muaj,me gjakun tend Nene,

rriten mbreter,mbreteresha e shkencetare!

Nente muaj, me oksigjenin tend Nene,

marrin fryme lireshte e rriten te dalin ne drite.

Me mundin e perkujdesjen tende Nene,

gjithehere ne rrugen e jetes fluturojne.

Nje puthje nje perqafim I joti Nene,

edhe akull e bore me qene e sfidon!

Prane tyre je zjarr, ti zjene e valon,

te shkrine zemren,shpirtin ta ngrohe!

Eshte dashuria jote,shperthen si vullkan,

lum ato femi, qe te kane pran,ti i lumturon.

Belgjike. 9/11/ 2024 Fatmira Limani