Nga kush trembej A…?
Rrëfimi i pestë-Nga libri i pabotuar
1.
…Amanda e shikonte me frikë çdo lidhje.Një herë e ndaloi një student.Kushedi ֛çfarë mendoi.Desha të të them- i tha ai ,por ajo i kishte kthyer, krahët.Në nja dy takime të çastit atje te menxa 3, u pamë vetëm sy ndër sy.Por ,nuk folëm. Unë u mata.Ajo u step.Ajo u diç do thoshte dhe unë ika.Sytë e saj të zinj ëndërrimtarë, gati sa nuk derdhnin, perla lotësh.Ishte shumë refuzuese.Si kryenecja.Më egër se vet, egërsia.Nuk e pyeta se çfarë nuk shkonte me ata sy dhe përgjigjet e saj.Përse Amanda po më gjakos zemrën?A thyej ky shkëmb graniti në sytë e mi?Era e pemishteve Dashuria për atë është si ferri.Pse më shtyn në errësirë? O e bukura,kthehuni për ca kohë, te atdheu im.Ndërkohë që unë jam ,duke pritur shiun.
2.
Kronikë e shkurtër e refuzimeve të saj.
Fryma,që rridhte nga porta e shpirtit tim.Kur rrinim bashkë ishte pjekur kumbulla e dashurisë,kështu që tregoja kohën kur ti më refuzoje pothuajse, çdo takim.
-Në thelb, isha e pavendosur,më tha.Ti ishe gjithkund.Isha e frikur.Gjithsesi harroje oqeanin e vuajtje. Mjegullnaja e Shtrigës,në konstelacioni Orion.Dëshmonte,shenjë të pafavorshme lidhje.
-Aso kohe,dikush nga vajzat të tha Manda,është një bukurosh po të pret te fakulteti.
U thashë :S’pres njeri.Aq më pak një takim.
Mbaj mend atë vajzën që të tha :Po ai është muzikanti?
Dhe ti fole. Ç’punë, ka muzikanti me mua,unë nuk bëjë muzikë. Ajo qeshte:Sytë e mi e kanë parë bukurinë e saj, në ëndërr.Ajo do më thoshte:Është veç frymëmarrje e tij e trazuar, që flet poetikisht nga gjuha e dashurisë…
3.
Që kurrë isha nisur?Dhe ende, s’po mbërija.Që të hapje portat e saj, duheshin ,ushtri të tëra. Ajo ishte si vetë bukuria me flokët trumba-trumba .Por gjithnjë me të qeshurën, që të dehte për së largu.Të mpinte trurin.Por vetëm me shoqet e saj.Por zemra ime, ishte qiri.Zjarri është dashuria.Vetëm kjo mund të hapte, portat e kyçura të saj.Shkova në muzg. Kërkova me sytë e mi aty-këtu, të parë nga të gjitha këndvështrimet.Për të fituar një betejë, nuk duheshin shumë ushtarë.Thjeshtë shkoja në atë luftë ,si ushtar pa pushkë.Ndërsa ëndrra ngrinë,në krahët e mëngjesit.Shkova në muzg.Konvikti i vajzave. Te derzhurni, dhashë këto të dhëna:
Emri-Manda. Godina- 7. Kati- 3, dhoma 2.
Iku.Prita.Nuk erdhi askush.Humbi edhe derzhurni vetë.Ato, që hynin në konvikt,më pyesnin?
-Ke dërguar, njoftim?
-Po kam dërguar, derzhurnin.
-Ku e ke dërguar?Për dhomën 2,kati 3.
-Mirë po i them.Iku dhe ajo.
Të gjitha ,kështu iknin.Ajo mbrëmje,nuk ishte beteja e fundit.
Në mëndje bluaja, një komunikatë shtypi te dera e derzhurnit.
Fraza e fundit:“Këto,ikin të gjitha,për të lajmëruar Amandën,por askush nuk kthehej, më aty”.Dhe as Amanda.
4.
Rrëfimi i gjashtë:
”Kohë shiu”.
Zuri shi.Në dimrat e Tiranës.Te fakulteti,mbylla çadrën . Studentët ishin ngujuar.Përmirësimi i motit dukej larg!Prisnin ndonjë çadër.Grupi i Mandës afër derës kryesore.Ato flisnin, për stinën e shirave.U binin gjërave rreth e rrotull.Flisnin pastaj për librat, të vërtetat dhe marrëzitë e tjera.Manda më pa. Ngriti zërin.Eh sot .Të gjithë të gënjejnë…Të gjithë thonë, jemi oborrtarët e hënës.Sikur hënën ,ta kishin në duart e tyre.Kur isha gjimnaziste, shkrova në hartim:Sot shiu erdhi në fletën grim, gri e vezullim i zemëruar…etj, këto janë vargje për ti bërë ,këngë,apo jo muzikant?
-S’dëgjova gjë.
Një biondinë, që diku e kisha parë më ngjet nga kursi 2 a 3 më pyeti nëse kishe ndonjë punë këtej nga ne.Apo punë zemre?Nëse ik, më thuaj se ke çadër.
-Po nuk punoj taksi,moj bionde!
-Bionde,i tha Manda -ky frymëzohet nga rënia e shiut, sepse për artistët, rënia e shiut është muzikë.
Vajzat po iknin të gjitha, duke vrapuar nën shiun, që i lagte.
Ajo erdhi drejt meje.Dikush i tha :Do vish o Manda!
-Po vij me muzikantin-tha.Erdhi vet në çadër.Erdhi vetë kryeneçja.Kur zemra, qëndronte ende, nën dheun e gjërave të vuajtura.
Një shprehje e vogël. Ohu, sa herë do të vish,do ikësh.Deri sa mulliri i trurit tim.Të të jap një përgjigje.Po,ose jo.A ka afat kohor?Këto gjëra janë të përkohshme.Por dhe të përjetshme? Një vegim është ai si goditja e kometave, që krijuan kështu botën.Qoftë. Poooooo…
Me fytyrë engjëllore.Sytrishtë.Por të çelur dhe të brishtë. Lotët,pikojnë,pika shiu.
…
5.
Poeti Aleksander Pushkin ka shkruar:
Kujtoj me mall një çast gezimi
Përpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i një vegimi,
Si ëngjëll plot me bukuri.
N’andralla jete zhurmëkote
Me dhimbje brengash e mërzi
Me grishte larg fytyra jote,
Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.
Nga shqotë e kohërave që shkuan.
Kështjellë e ëndrrave mu shemb.
Me mjegull vitet ma mbuluan.
Fytyrën tënde, zerin tënd.
C’i ngrysa ditët gjithë brengë
I zymtë dhe në shkretëti
Pa perendi, pa shpresë e kengë
Pa lotë, jetë e dashuri.
Por ja! Me shkrepi prap agimi.
Se përsëri u shfaqe ti,
Si vezullim i një vegimi
Si ëngjëll plot me bukuri.
Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen përsëri,
Dhe Perëndi, dhe frymezime
Dhe lotë e jetë, e dashuri.
vijon