Nga Ogyst Anzhëlje (1848-1911) po soneti…Përktheu nga frëngjishtja: Gëzim Isuf Baruti


Nga Ogyst Anzhëlje (1848-1911) po postoj sonetin e mëposhtëm nxjerrë nga libri “Antologji e vogël e poezisë franceze” që së shpejti del në qarkullim.

Përkëdheljet e syve

Përkëdheljet e syve më të dashurat janë;

Ato e sjellin shpirtin ku caku i qenies struket,

Dhe zbulojnë të fshehta që kurrë dritë s`panë,

Në t`cilat veç thellsi e zemrës mund të duket.

Edhe më t`pastrat puthje për to t`pasjellshme mbesin;

Gjuha e tyre është m`e fort` se t`gjitha fjalët;

Asgjë nuk shpreh veç syrit sendet që kurrë s`vdesin

E që kalojn` pak çaste në qenien tonë të ngalët.

Kur mosha gojën mplak dhe qeshjen bën të shtrembër

Rrudh` e së cilës lehtas na bën më të trishtuar,

Ata ruajn` ende at` dhembshuri t`kulluar;

Krijuar për ngashnjim e për të dhënë zemër,

Ata kanë ëmbëlsi e zjarr dëshirash plot!

E ç`përkëdhelje tjetër ka ecur nëpër lot?