Një copë herë me Kadarenë
K-adare.Kronikë në gur .
Gurët shqyrtojnë fortësinë.
Qyteti zbulon pafajësinë.
Sokaku i të marrëve-çmendurinë.
Avioni-lartësinë.
Dritaret-janë sytë. Sytë e pagojë.
Zgjojnë mistere.
Nuk ka më zogj.
Aeroporti u mbyll.
Llogarit janë financat e shtetit.
Shtëpitë-ca shenja jete.
Buzërrëzuara -plakaria.
Mjegulla e supeve,vjetërsia
Ç’bukuri!
-Dua të shtrihem të vdes.
Tek ëndrrat,që më zgjuan.
Pemët fletë-shumë.
Stera uji-elipse rrathësh uji.
Fëmijë-fluturimet.
Notojnë në qiell ëndrrat e tyre.
Tek ura qelqore.Ka rënë ylberi. Ç’llahtari!
Shtëpi-kyçur me rreze hëne. Ç’mërzi!
A-i.Një lloj zogu. Që u takon qiejve.
Kur mbyllet stina.
Ngrihet e ikën.
Përshkon rrugën e hënës.
Zbret në stinën e tij.
Nga udha e diellit.
Një lloj shenjtori letrave.
Noton nëpër qiej.
Trupin ndër ne. Shpirtin atje.
D-imri.Shi majëgjilpërë.
Ftohtë dhe përherë re.
Pemë zhveshura.Zgjatime X,Y.
Njerëzia shtangur.
Rrugëtim në dëborë.
Ngricë.Akullim.
Divorc në kampin socialist.
Hrushovi.
I ftohti kërcet dhëmbët në Durrës.Vollga.
Dëbora e trishtuar moskovite.
Zima të zinj.
Shkapalojnë qetësinë.
Ju flet Moska!
Përkthyesi a e di rusishten?
Portrete në qeramikë.
Pozicioni i të vdekurve .
Në perëndim.
Perëndimi stepës në muzg.
A-na.Flokëmira .
Nuk kam urë të hidhem.
Tek ëndrrat e mia.
Varrezën e lotëve e rajvizova.
Tek unaza e hënës.
Në dorën e nënës.
Mujo Bermema.
Tërë natën tek këmba e ujërave.
E mora faksin që më dërgove andej.
Nëndetëset-gjitarët e mbarsura të detit.
Këtej :rënkim deti.
Gjenerali .Dimër kullojnë sytë.
Ushtria e luftës.
Nën pllaka guri.
Shënuar me kryqe dhe shenja.
Në ftohtësi të baltës.
Gjumi i qefinit.
-Përse erdhe gjeneral?
Kur edhe baltën dot se ngre?
R-ruga e barrikadave.
Një copë rrugë.
Kujtime të gjymtuara vitesh.
Caste të hidhura ikjesh.
Dashuri të pafilluara.
Vajzat.
Notojnë në oqeanin e lotëve të mia.
Se tret dhimbjen.
Floriri i të qeshurës.
Flladi,as aroma e saj.
E- mblema e Muzakajve.Ku i ruan fshehtësitë ?
Simboli i farmacisë. Farmak +helmë.
Fshehur në
formulën e kimisë.
Pallati i ëndrrave. Nëpunësi.
Mjeshtëri i qetësisë së gjatë.
Troket lehtë tek dera e mjegullt në
mesnatë.
Lulet e ftohta në mars .
Plakë-zeza e fundit u rrëzua vetëm dje.
Në ëndërr i shkruaj çdo të shtunë Anës.
Si ftohtësi. Si akullim Antarktide.
Vajza e Agamemmonit.
Horizonti i shpirtrave të tretur.
Si drita-gurët e qelqit.
Perëndoi vajtueshëm.
Ky diell i ëmbëlsisë.
Shfletoj:“Dosja H”.Ç’dëshmi.:
Ah, Ç’“Kohë barbare”
“Jeta,loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”vihen kështu në rrezik.
”Përballë pasqyrës së një gruajë”,
është menduar se në qelq u pasqyrua
,fytyra engjëllore e “Vajza e Agamemonit” ,
Sopi i i të vdekurave mbushur me arkëmorti,
kur”Ra ky mort e u pamë”.
Nga hiri mbeti vetëm “Hija”.