Një degë peme më ka zënë Urim Mezini


Një degë peme më ka zënë

Që të vij te ti moj Hënë

Ah moj hënë e larë në arë

Si s’të njoha pak më parë

Ta përcillnim jetën bashkë

Edhe pse do të rrinim jashtë

Ah moj hënë,si më ke dalë

Dua të vij dhe kështu i çalë

E kur s’të arrij,se je shumë larg

Vendin ta gjej,në ndonjë varg

Sonte më dukesh më e bukur

Unë të afrohem,ti rri e strukur

Një degë peme më ka zënë

Që të vij te ti moj Hënë.

Nuk e di se ç’më bën mua

Por të vij pranë teje dua

Ti shijoj buzët njëherë

Pastaj le t’bie në humnerë

Ndoshta me yllin ke gjet terezi

Ju kam parë shpesh me zili

Vërtetë të dua e pa ty s’rri

Por aq larg,zor se mund t’ vij.

Urim Mezini Ishëm Durrës

Çast 16/11/2024,ora 20:23 min.