Një ditë do iki, do ikësh…Stavri Mina


NJË DITË DO IKI, DO IKËSH…

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Eci bregut të detit…

Pranë pishave simpatike,

Këtu nuk do jesh më,

Do iki si do ikësh.

Të kam pritur në vite,

Me shekuj të prita,

Edhe se e dija

Një ditë do ikësh.

Gjëra që ndodhin

Asgjë për t’u çuditur

Miq në dashuri,

Miq në të ikur.

Unë në vendin tim

Më pret ajo,

Ti në vendin tënd

Ai që të do.

S. J. MINA Vjeshtë, 2017