NJË ËNDËRR
*
Një fron mbretëror ëndërr e pash,
me thonj e me dhëmbë dua ta zë,
se do t`jem i pari, vetvetes i thash,
mua më përket, të tjerët nuk i lë.
*
Skemlinë e të parit e shoh me lakmi,
hidhem përpara të ulem sa më parë,
rrugë dhe pa rrugë nxitoj ta arrij,
ta zë ndonjë tjetër nuk ka të ngjarë.
*
Froni është i imi, i them vetes sime,
se për ta zotëruar vetëm unë mundem,
bota të më përulet në temena e salutime,
do zë rrënjë aty dhe nuk do të tundem.
*
Ku s`më shpie ëndrra, në lartësi universi,
flatëroj me pegasin sikur s`jam në ëndërr,
ngjeshur e stolisur në ambicie perversi,
harroj se merhumi nuk bëhet dot dhëndërr.
Xhela.@…R.
25.11.2024