Një fëmijë-Rajo Qoraj


..

Sa here kam problem

Per te tregue se jam burre

Nje femi me vjen tek une

Futen brenda meje e s’iken kurre

..

Dhe kur vala e zemrimit

Me mbush sa s’ mbane me

Ai femije me del perpara

Stop therret,me flet nen ze

..

Sot qe thinjat mbulojne koken

Dhe mosha qe rritet dite per dite

Ai femi me mbet I vogel

Nuk rritet siç e kam prite

..

Kur hapat I hedh si nje foshnje

Me ngatrrohet neper kembe

Kam frike se mos ta shkel

Mos ta vras e pastaj me dhemb

..

Ai femi I vogel n’shpirtin tim

Me ben te urte e me te ndjere

Me dashuri nderton nje kala

Qe bota ime mos te bjere

..

R.Qoraj 6-Dhjetor-24