Një poezi në det!-Blerta Basha


Blerta Basha

Errësirë dëgjohen vec dallgët që përplasen pa pushim përmbi traget…

Sa mahnitëse gjithë ky udhëtim, mijëra njerëz dhe makina..

Një çast heshta.

Vështroja qiellin lart ,dhe i lutesha zotit të më shfaqej veç një minutë t’a pyesja për këto gjëra të mahnitshme që ka krijuar…

Sa fuqi plotë kan dallgët, që me forcën e tyre,mbajnë përmbi shpinë gjithë këtë peshë.

S’ka më bukur të ndjesh vehten si një shqiponjë që fluturon pa mbarim në hapësirë.

Dëgjoj zëra njerëzish që ndonjëherë i tremb errësira e shoqëruar me dallgët e pafundme,por më lumturon fakti se qielli lart bashkë me yjet buzëqeshin,hëna shpirt bardha,na lëshon rreze drite ,dhe her na duket vetja se jemi në udhëtim përmbi det,dhe her na duket sikur jemi lart në qiell zoti ka mbledhur të gjitha yjet e qiellit,për të na lumturuar ,që errësirën të na e kthej në ditë!