Një tregim nga, Ibrahim Abedini


Një tregim nga, Ibrahim Abedini

                  Ibrahim Abedini

(…Në avllinë e shkollës së mesme, gjatë një pushimi grupi i rrëfyesve bëri një kthesë fitoreje. Irmizja nga Katundi L, i´u bashkua grupit. Kur dukej si e pa mundur dhe kur grupi shpresonte so d´t´i bashkangjitej edhe një vajzë tjetër nga qyteti, ndodhi befasia, në fakt erdhi një vajzë nga Katundi. Irmizja ishte e teta rrëfyese në listën e grupit. Fletorja e Manit ishte e mbushur me shënimet e rrëfyesve nga të gjitha Katundet dhe nga qyteti i Strugës. Grupi ishte kurreshtar dhe i paduruar që të dëgjonte Irmizen dhe rrëfimin e saj. Në qytet sikur ishin shterruar të gjitha burimet për të gjetur një vënd permanent ku do takoheshin e do zhvillonin të qetë aktivitetin. Irmizja kishte biseduar me prindërit e saj dhe dhoma e miqve ishte bërë gati për t´i pritur ata. Edhe furgoni që do t´i merrte nga qyteti për në katund e që do i kthente përsëri në qytet, ishte rregulluar nga vëllai i saj, Zuli.

Nga prindërit e saj nuk i´a hapi askush derën e shtëpisë. Irmizja çelësin e mbante me vete. Në dhomën e miqve u ulën sikush sipas dëshirës. Për të mos humbur kohë Irmizja e filloj rrëfimin:

 – Vrasja e qenve-

Ishin vitet 70-dhjetë kur Struga ishte nën Ombrellën e Jugosllavisë Socialiste. Atëherë shteti kishte vetëm një sistem partiak dhe Struga udhëhiqej nga një sekretar partie apo komiteti. Atëhere kishte vetëm një guzhinë partiake ku gatuhej dhe zihej sipas apetiteve të atij aparati partiak, ose vetëm të një grupi Komunistësh, kurse qytetarët e saj duhej të hanin atë që u shtrohej në sofër.

Këtë rrëfim e kam të dëgjuar nga babai im, që mbajti 10 vite burg dhe që hëngri dajak të pa parë vetëm se, nga një varrezë e vjetër zbuloj një maskë ari të periudhës Ilire, të cilën, nuk deshti t´a dorzoj tek pushtetarët Serbo-sllavë, gjë që më vonë i´u muar me dhunë Irfan Dikës, babait tim, dhe u dergua në muzeun e Beogradit.

U përhap lajmi se në çdo qytet do të vriteshin qentë endacak. Këtë lajm përveç radios lokale të qytetit, e dha edhe gazeta, Nova Makedonia. Qytetarët nuk duhej të lëviznin nga ora, 01.30 pas mesnatës e deri në orën, 4.30 të mëngjesit. Do bëhej pastrimi i qytetit nga qentë endacak. Gjahu do të zgjaste disa javë derisa të pastrohej i tërë qyteti.

Selim Dulla do nisej për në kurbet. Shtëpinë e kishte në fund të Katundit L. s´kishte shumë kohë që ishte martuar por nevoja ekonomike e detyronte që të largohej për një kohë. Jetonte vetëm me gruan, prindërit i kishin vdekur aksidentalisht që kurë ishte 15-vjeç. Dy qentë të rracës Ilire i mbante jashtë, të lidhur në zinxhirë. Kishte vetëm një lopë, atë e mbante mbyllur më shumë. Gruanë e kishte të bukur dhe tërheqëse. Ajo ishte lirë nga burri dhe shkonte vetë në qytet, saherë që duhej të bënte Pazar. Sjellja e saj me veshjet e nxehta tërhoqi vëmëndjen edhe të disa pushtetarëve nga qyteti. Mili nga grupi e ndërpreu Irmizen:

– Të bëjmë një pushim të shkurtër sa për një cigare?

 – Urdhëroni dhe ju të tjerët të dalim në bahçe, u tha Irmizja. Vetë ajo u fut në guzhinë dhe doli me pijet në dorë. Të gjithë morën nga një pije. Dhe përderisa shijonin natyrën e katundit L, pak më largë bëhej një dasëm. Kënga dësjohej sikur dasma të ishte tek kojshiu i parë. Zëri vinte i pastër e i pa penguar meqë shtëpi të larta aty pranë s´kishte:

– Jasaman, moj jasaman

Jasaman, moj Luleja…

Fjalët i merreshin vesh por që kuptimi i këngës nuk zbërthehej. Përsëritej refreni dhe daullja i´a mbyste kuptimin. Megjithëse ishte një dasëm Shqiptare, në një Katund Shqiptar, Shqiponja dykrenare nuk valvitej sipas zakonit të vjetër. Çdo gjë Shqiptare ishte e ndaluar dhe e dënueshme nga rregjimi i kohës.

 – Të futemi brënda e të vazhdojmë me rrëfimin, tha Ardi!

– Të futemi, thanë edhe të tjerët! Pasi zunë vendet secili ku e kishte. Irmizja filloj rrëfimin e ndërprerë:

– Selim Dulla para se të nisej për në kurbet, kishte trokit në derën e kojshiut, Lum Sela!

 – Futu brënda, Kojshi! Pasi mbylli derën pas tij, Lum Sela i tregoj vëndin Selimit ku të ulej!

– Më thuaj, ç´e mirë të solli? Ia bëri këtë pyetje, meqë e Selimi kishte ardhur pa gruan. Lum Sela ishte i moshuar, një burrë i pjekur dhe i ndershëm.

– Do nisem për në Kurbet vetëm, për disa muaj, dhe do të lë amanet gruan! Lum Sela u mendua një copë herë derisa vendosi t´i kthej përgjigje, por në moment hyri gruaja e tij me filxhanët e kafes dhe priti derisa ajo u largua.

– Êshtë detyrë e rëndë, more djalë. Shtëpinë tonë të do t´a ket të hapur kurdoherë. Çfarë do që t´i nevoitet mund të trokas në derën tonë në çdo kohë. Më shumë nuk di të të them, i tha Lumi dhe e mbylli gojën. Selim Dulla piu kafenë dhe u kthye te gruaja e tij. Pasi Selim Dulla nuk ishte larguar, e pyeti gruaja Lumin: – Çfarë të pyeti? Lumi nuk i tregoj bisedën që bëri me kojshiun, por i tha:

 – Siduket këtij djali nuk ia paska mësuar njeri një thënie të këtyre anëve: ” Pushkën, lekët dhe gruan nuk i jepen tjetërkujt që të t´i ruaj”!

Erën e largimit të Selim Dullës për në kurbet e nuhatën shpejtë disa pushtetarë që gjuanin femra natën. Dhe ja një nate pa vonuar shumë, përfaqsues të pushtetit mblodhën tërë fshatin L, për informim se, duhej të vriteshin të gjithë qentë e katundit duke filluar nga lagjeja e Selim Dullës. Arsyeja ishte se, qentë bartnin bartnin me vete një sëmundje që ngjitej edhe tek njerëzit. Askush nuk kundërshtoj dhe as nuk pyeti se, ç´sëmundje ishte ajo?. Disa që kishin qentë gati për të ngordhur, pranuan dhe ishin të gatshëm. Një numër i madh i banorëve të katundit, e vunë në dyshim këtë metodë të vrazhdë, dhe sikur nuk i besonin pushtetarëve.

 – Pse vetëm në Katundin tonë u dashka të vriten qentë?, u tha të tjerëve njëri nga pjesmarrësin në takimin informativ, pasi dolën nga lokali.

– Nuk u tha asgjë në, Radio Struga, për këtë aksion të zhdukjes së qenve, as edhe gazeta nuk shkroi, tha një tjetër.

Vëmendjen e grupit e tërhoqën krismat e shumta të armëve në dasmën që ishte jo edhe aq largë. U ngritën që të gjithë dhe dolën jashtë për kurreshtje.

– Mos u bëni merak, janë armë me leje, të një bashkëpuntori që është i afërt me regjimin, u tha Irmizja.

 – Ju duhanxhinjë pini me të shpejt nga një cigare se nuk na premton koha dhe do vazhdojmë me rrëfimin:

 – Do vriteshin jo vetëm ata qen që natën shëtisnin të lirë por edhe ata qen që ishin të lidhur në zinxhir. Nuk do kishte ulëritje dhe lehje qensh. Do ulërisnin vetëm ujqërit në malë. Katundi do ishte i qetë dhe rehat do flinin natën katundarët. Kurse mysafirët nga largë do mund të vinin edhe natën, pa u frikuar se mos i kafshoj ndonjë qen. Dhe kur vendoste Komiteti i qytetit, veprimi ishte i kryer. Brënda dy ditëve u zhdukën qentë nga fshati. Nuk dëgjoheshin lehje qensh. Hajdutët dhe gjuajtësit e femrave tani mund të shëtisnin të lirë. Lum sela kur dëgjonte ndonjë zhurmë të vogël dilte jashtë shtëpisë dhe shikonte edhe nga shtëpia e Selim Dullës. Por ai ishte në moshë të shkuar dhe nuk mund të bënte roje çdo natë. Ujqërit e pushtetit i´u vërsulën shtëpisë së Selim Dullës. Dy qentë Deltarë të rracës Ilire u zhdukën. Ata tani hynin e dilnin të pa nuhatur nga Katundarët që rastësisht lëviznin natën.

Ec e të guxonte, e të mos e hapte derën nusja e Selimit. Presionet e tyre ishin të natyrave të ndryshme, deri edhe në likuidim fizik. Kjo lojë e pushtetarëve zgjati derisa u kthye Selimi nga Kurbeti.

– Ç´u bë më tej kur u kthye Selimi?, pyeti Zani.

– Askush nuk pa, e nuk dëgjoj gjë. Sikur i përbiu toka burrë e grua. Shtëpia e Selimit mbeti e mbyllur me katinar. Pas një kohe e mbuluan ferrat.

                                      Shkruar nga, Ibrahim Abedini