“ Një vello në anijen me vela”-Zoica Gjolla Popi


Fantazoj si autore në dasmën e Elenit e të Pirros, por në të vërtete përveç miqve të shumtë,ishin ftuar nxënësit e Elenit , që nuk flisnin e degjonin si vetë ata.Uroj ta pelqeni lexuesit e mi te dashur e ta perjetoni sado pak.

Vijon një pjesë e tregimit …

“ Një vello në anijen me vela”

Pas tre vitesh të një bashkëjetese me ndjenja e momente sa hyjnore aq dhe prej fëmije vendosën të martoheshin. Pirroja kishte veshur një këmishë të kaltër dhe shkëlqente i tëri ashtu si rrezatimi i asaj dite. I pëlqenin surprizat që i bënte të dashurës së tij por kjo e sotmja ishte më e papritura e këtyre viteve që kishin kaluar aq shpejt. Pirroja u rrënqeth kur pa Elenin të vinte drejt tij veshur me një fustan të kaltër me lule të bardha të vogla me jak atë bardha kombinuar me një rrip të bardhë që ia shtrëngonte mesin e beli i saj dukej i hollë. Kaçurrelat ngjyrë bakri lodronin nga flladi i lehtë që vinte nga deti. Me atë botë shpirtërore ku përmblidheshin tërë dhëmbshuritë, keqardhja, deri aty ku njerezorja puthet me hyjnitë. Ishte përplasja e dallgës mbi shkëmb, ishte loti i një hyjnie që njomi shikimin e tyre përdëllues.

-Eleni ime, e shtrenjta ime, shpirti im. -belbëzonte ai duke shtrënguar atë, dhe nxorri unazën nga xhepi.

Çfarë ishte kjo frikë që ndjeu papritur?

Ai ishte i sigurtë për propozimin për martesë që ajo do ta pranonte. Mos valle truri i tij për një moment do të harronte t’ia vinte në gisht unazën? Jo, ishte thjesht një frikë sepse ai nuk do e humbte kurrë atë ndjesi shpirtërore. Të kapur përdore kaluan nëpër hollin e anijes që e quanin simbolin e lidhjes së tyre. U ulën në të njëjtën ndenjëse ku u njohën për herë të parë. Eleni ndiqte me sy fluturimin e një pulëbardhe që hera herës prekte me krahët e saj shkumën e bardhë të valës. E mbështetur në direkun e anijes i thirri me zërin e shpirtit që t’i afrohej. Grumbuj peshqish lëviznin rreth një myshku të gjelbër algash e në mes të myshkut kishte mbetur një yll deti në ngjyrë portokalli të zjarrte që dukej sikur i pëlqente kjo valle rrethore e tyre.

Pirro i buzëqeshi, e ktheu nga vetja e ia bëri me shenje të mbyllte sytë. Kur i hapi ai i prekur mbante në dorë unazën me një gur të kaltër që nga rrezet e diellit që thyheshin mbi të.

-Ah…ah. – tingujt e habisë së Elenit sikur tingëllonin më zgjatur se herët e tjera nga gëzimi .

Ai duke u dridhur nga emocioni ia vuri në gishtin e saj duke i thënë se e donte më shumë se veten. Shikimet e tyre u tretën me ëmbëlsinë e puthjes.