Njerëz mos e “vrisni”tokën…Rudina Papajani


NJERËZ MOS E “VRISNI”TOKËN..

Ka kohë qē toka duket e trishtuar,edhe vërshimi i erërave duket i turbullt.A e dini nuk ka më stinë dimri,vjeshte,pranvere apo verë,qielli duket sikur qëllon papandehur kur ëndrat të gjithë i kaplojnë.Çudi kur mendohej se do tē binte bora lindën ca gjethe të mekura me tru të lodhur e trup të helmuar.Diku mē tutje shtegu i shpresës dikur i rinuar nga lule pa fund sot duket i shkretuar.Edhe fluturat që banonin afër trungut të shpirtit nuk i ngren më krahët ,shihet një fluturim i mekur në një trishtim tē pafund.Pylli i jetēs po ndalet pa e shijuar rininë nga fati i egër që njerzit ia ofruan.Vetēm ca bilbila menduan t ia merrnin këngës pikērisht kur heshtja dukej e zverdhur tutje në xhade.Bota duket tepër e ftohtê ,vērtitet njē unazē rrotulluese si njē profeci qē qiejt e largët t ia merrnin përsēri kēngēs nga inati i njē lumi tē çmendur.E megjithatē njerzit do të kujtohen për pak dashuri ,mall qē dhe erën e maleve e tund dhe barin e djegur e rrit nga njomja e një vese në ardhje.Kush e di ,kush mund ta thotë,a thua do tē lind përsëri dëshira që zjarri të ndizet nga njerzit pikërisht nga dashuria për tokën.Ka kohë që toka duket e trishtuar ,dhe ju,dhe ne ,Tokës mos ia ktheni shpinën,mos e ktheni në dhe tē huaj se copëra plagësh do rrjedhin nga dashuria e nënës për bijt e larguar nga balta që i rriti……