O flamur i kuq
Ndodh që të jesh në botë flamur më i bukuri ,
ndodh të jesh i kuq si gjaku që rrjedh në dej,
ndodh për ty, nën ty burra trima bënë betimin,
se të kishin idhull, lidhën besën për Atdhe.
Në shekuj ti ishe bajraku që prin përpara,
më vonë në mes të vendosën një shqiponjë,
luftuan e kënduan për ty breza me rradhë,
me ty në krye këtë vënd e thirrën zonjë.
Ndodh që të deshën edhe të parët e mij,
nën flamur për Atdheun të lirë ta shohin,
tregon historia që më jep mua krenarinë,
se shqiponjat nuk jetojnë dot me robërinë.
O flamur i kuq me shqipen me dy krerë,
ngjyer që nga shekujt me gjakun e derdhur,
në sy e në zëmër çdo shqiptar me besë,
ngushtësisht me dashurinë të ka lidhur.