“Ora e shkrimtarit”- Anton Berisha


“Ora e shkrimtarit” veprimtari e PEN Qendrës së Kosvës, e mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, ka vazhduar sot me Anton Berishaj – poet, studiues e përkthyes të veçantë letrar.

Berishaj është profesor i letërsisë në Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Në revista dhe publikime të ndryshme, brenda e jashtë vendit, ka botuar poezi, trajtesa kritike-teorike si dhe studime për çështje të ndryshme të letërsisë. Ka përkthyer shkrime teorike të studiuesve të letërsisë, sidomos të formalistëve rusë dhe të strukturalistëve çekë. Të pranishëm ishin krijues të letërsisë shqipe, lexues dhe dashamirë të letërsisë si dhe maturantë të “The Britsh School”. Drejtoresha e bibliotekës Naime Beqiraj në përgjithësi foli për krijimtarinë e poetit u shpreh për autorin Anton Berisha se vazhdon të krijoj dhe se ka pak vepra të botuara.

Pse kaq pak?

Këtu fillo diskutimi, me ç’rast autori tregoj se në fillimet e tij ishte i ndikuar nga letërsia franceze se lexonte më shumë poetë francez e posaçërisht modernistet, simboliket Voltariaren, Sharl Bodlerin e shumë autor tjerë francez

Antoni ishte i pajtimit me idenë e vjetër “se njeriu shkruan gjatë gjithë jetës një libër të vetin dhe gjithnjë e kisha të refuzoja idenë e tillë si sot për shembull të vetë promovoja librin, mendoja se poezia duhet të lexohet në heshtje, në vetmi sepse me te vërtetë aty njeriu i trajton i modelon gjërat me të fshehta të qenies se vet, botës dhe të shpirtit”.

U diskutua gjatë për krijimtarinë, për rëndësinë e poezisë dhe për letërsinë në përgjithësi me këtë rast autori i lexoj edhe disa vargje nga libri i tij i ribotuar “Fenomenologjia e Vdekjes”.

Antoni merret edhe me përkthime ku u diskutua edhe rreth përkthimeve dhe rreth përvojave të tij në këtë fushë. Nuk munguan pyetje të shumta nga të pranishmit. Ky cikël aktivitetesh me krijues të shquar të letërsisisë shqipe po zhvillohet në Prishtinë dhe në bibliotekat komunale të qendrave të tjera të Kosovës, po organizohet nga PEN Qendra e Kosovës.