Pas shpine jo
Ja këtu më keni,përpara jush
nëse keni gjë më thoni dhe unë do t’ju dëgjojë
Por pas shpine,pas shpine jo mos më gjykoni
Kush jeni ju që rregulla doni të më vini
Unë jetën time di vetë si ta jetoj
Se ju pëlqen, këtu bashkë me mua rrini
dhe kushë nuk do është i lirë të shkoj
Këtu më keni,
ç’gabim kamë bërë
ju lutem më tregoni
dhe fjalët e botës,
dhe fjalët e botës jo mos i besoni.
Se bota, ah bota, flet dhe nga zilia
Ndaj ju lutem ju mos i besoni
Unë i di vetë punët e mia
Ndaj dhe ju tuajat shikoni
Këtu më keni më vrisni po të doni
Veç në sytë e mi po mundët i lexoni
Por pas shpine jo, pas shpine jo mos më qëlloni.