Peisazh mbresëlënës!Evis Kotte


Peisazh mbresëlënës!

Qielli i mbushur me yje plot.

Fëshfërima e gjetheve,

i bashkohet gurgullimës së ujit.

Sa bukur të shohësh,

si gjethet dhe petalet e luleve,

shtrohen shtratit të lumit!

Uji është i ftohtë kristal.

Me duar mbledh një nga një yjet,

dhe fytyrën laj.

Vendi është magjik,

aromë lulesh dhe yje plot shkëlqim.

Uji e kënaqi shpirtin tim!