Për atdhe nuk ka rixha!!
K.to ditë të errëta burra lypë vatani..
Me copat tona ngre kala tirani..
Mbi ktë dhe të gjakosur shkelin çdo ditë mëkatarët..
E çliruan herojtë e sot e ndotin tradhëtarët..
Hani barot me dhambë more vëllezër dorë të hallkut mos me ra..
Për tradhëtarë e hajna kurrë mos ban rixha..
Për burra vatani po derdhë lotë e gjak..
Haram gjini e buka mos me i hy në hak…
Rënkon kjo tokë e shpirti s.mban më..
Eh ç.mban mbi shpinë të ligë e të pa fe..
Kullat e gurit që i lamë me u rrënue..
E frëngjitë e trimave pushka s.ka gjëmue..
Atdheun e vendin mos e lëshoni në skëterrë..
Truallin në udhëkryqe të tradhtisë së pabesë..
E djepi i brezave mos të bahet kurrë shtrat për armiqtë..
Dielli i vendlindjes mos të ngrohë kurrë të ligjtë..
Kryet në jastëk tënd mos të flenë i paudhi..
Mos e kalbni shpirtin dyerve dynjasë..
Shtratin e nënës të ngrohtë kurrë mos e përbuzni..
E nënat me duar në gji vetëm me djem gjallë..
Shkroi!!
Miranda Troci Derti!!
Reç Dibër!