PËR FLAMUR E NDERË-Safet Syla


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Luzaj u linde afër Beratit

Me armë në dorë dhe zemër zjarr

Kur thirri atdheu për bij të tij

Ti ishe aty, pa frikë e pa ndarë

Betejat e tua të përgjakshme

Për flamur, Komb e nder

Mbrojte Kosovën nga armiku mizor

Me shpirt të pamposhtur, që s’njohe terr

Me Çlirimtarët me besa-besë

Më i fortë se hekuri e zemër plotë shpresë

Gjaku yt që në Pashtrik u derdh

Lulëzoi lirinë në tokën e quajtur mëmëdhe

Në histori, ti mbetesh një flakadanë

Në Kuçovë të Beratit i skalitur në bronzë

Astrit Suli simbol i lirisë

Hero i sakrificës dhe përjetësisë

Safet Syla🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Shtime, 01 Dhjetor 2024