…Lexues të nderuar deri tani kemi lexuar poezitë e poetëve ,por kemi harruar se edhe njerëzit e zakonshëm kanë frymëzim hyjnor kur u dhëmbë shpirti për mërgimin nga jeta të të dashurve të tyre.Kur lexova këtë poezi të ushtarakut të lartë në pension Perlat Shehu kushtuar bashkëshortes së tij në përvjetorin e ikjes kam thënë, që poetët janë shumë të vegjël para muzës së njerzve të thjeshtë.Ardhjet si dhe ikjet nga toka mëmë ,janë qiellore.Ne i presim me gëzim ardhjet dhe zhytemi në dëshpërin në largim të tyre.
…
Një jetë që ikën është tepër larg, si kohë për tu rikthyer.Si largësi yllësie.Shihen njëherë, për të fundit herë.Brenda një jete të njeriut nuk e shikon dot rikthimin e një ylli. D.m.th,arsyeja e mosardhjes është largësi galaktike ,apo jo!Oh çfarë kohë e gjatë e kthimit.Nëse kthehet duhet më pak se 180 vjet. Nuk llogariten ditët.As vitet dhe shekujt,sigurisht.Ajo erdhi si mjegullnajë ,u shua si ai ylli.Që ti e ke parë çdo natë, që digjej.Por ai ishte, 350 vjet më parë.Dhe flaka e tij, ende ndrinë…
Kështu është jeta jeta njërëzore.Një herë gëzohemi dhe më pas na pushton hidhërimi.Kështu kanë kaluar gjithë brezat në tokë .Jetë që vijnë dhe jetë, që ikin.Por ato mbeten të pashura në shpirtin tonë.
…Me cfarë dashurie është shkruar kjo poezi dhimbjeje kuptohet vetëm me leximin e saj.Prandaj do ta vendosim te poezi e ditës.
Editori Gezim Llojdia
…
Për ty Leta-Perlat Shehu
Jeta ime ti ike në perjetesi,
Aq shpejt, papritur, në pavdeksi.
Ende pa u lodhur me jeten dashuri,
Mbi valën e trazuar të jetës pabesi.
Mbi kalin e bardhe si nuse vije,
Vërtetë ëngjëll i bardhe hirëplotë.
Çudi, atë rrugë ti fare s’e dije,
Me madheshti ta tregoi i madhi Zot.
Dy trendafile të kuq flakë,
Me lë në duart që ende më dridhen,
Mos i lerë të vyshken, të jetojnë gjatë,
Aromen ua shijo sa të kesh frymën.
Çdo mëngjes kam mall në kraharor,
Kujtimet pezull rrijnë.
Rrugëve çapitem me shumë zor,
Ahere mbi supe engjëjt më vijnë.
Mallkuar qoftë ai 3 dhjetor,
Mallkuar ajo ditë prej vdekjes grisur.
Qirinj e lule na vuri në dorë,
E sytë na mbushi me lëngun e kripur.
Ne nuk të harrojmë jeta jonë.
Mengjesit të puthim në sy e në buzë.
Ti prej yjesh zbret në shpirtin tonë,
Shmallemi pak e ti sërish për udhë.
Se di e dashur sa larg unë jam,
Se di as udhën e bardhe për tek ti.
Në më ndihtë Zoti i madh,
Me vrap djaloshar tek ti do të vi.
Sot 15 vjete pa ty Lefteri. Sa dhimbje. Sa mall. Sa dashuri. Sa shumë na mungone Leta jone e dashur dhe e shtrenjte. Në këtë 15 vjetor pa ty. Të kam shkruar disa vargje me melodin time. Do të kujtojmë me shumë mall e dashuri e shtrenjta dhe e pa haruara Lefteria jone .P.Shehu