Keto vargje jane per ty, lule e kesaj sofre artistike, qe ma zbukuron cdo dite e me shume me prezencen tende, per bukurine, forcen, mencurine, embelsine dhe sakrificat e tua
Autor : Ela Zdrava
Interpretoi : Autorja
Për ty, që ke emrin grua
Për ty, që ke emrin grua,
të të përcjell zërin e shpirtit sa dua,
për ty, që je lodhur,
e njerëzit s’e vunë re mundin tënd,
për ty, që u rropate,
e hëngre veten me dhëmbë,
për ty, që je rraskapitur,
e s’njeh veten mëngjeseve,
për ty, që grindesh me veten
e thyhesh copash heshtjeve,
për ty, që ndihesh e panevojshme
duke dhënë gjithë shpirtin,
për ty, që je lodhur deri në eshtër,
e të shumëzojnë me hicin,
për ty, që je palca e ekzistencës,
nga plazma jote frymojmë,
për ty, që në rrudhat e rinisë,
mërgimin e shpirtit loton,
për ty, që mblodhe copëzat e dhimbjes,
për t’i thënë mirëmëngjes agimit,
për ty, që aromën tënde,
shpërthen sythi ne gjeth te gjelbërimit.
08/03/2011
Vëllimi poetik “Fuqia e tokës”
©2011 Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel
Turn on the to be notified for all the new songs and poems.