PËRHERË ….PRO
Jam pro diellit,
që zëmrën më ngroh,
e shpirtin,
ma mbush plot dritë.
Jam pro hënës,
që natës i jep dritë,
se më sjell mendime
e me muzën tinzare,
të shkruaj me nxit.
Jam pro natyrës,
qe në çdo stinë dhuron,
sensibilitet e ndjenjë,
që të di si të veproj,
kur zemra bëhet shkëmb,
dhe dhëmb….
Me lulet e bukura,
plot jetë e aroma,
me barin e blertë,
dhe bisqet e njoma.
Jam pro jetës, vdekjes,
bashkudhëtare,
pranë njerëzve,
që më rrethojnë,
familjarëve të dashur,
dhe rrethit shoqëror.
Jam pro flladit,
që na freskon kudo,
pro të lagështit,shiut,
që gjynahet lan thonë,
retë i largon,
qiellin kaltëron.
Jam kudo, kurdo,
jam përherë,
në mes jetës dhe shpresës,
për ditë më të mira,
pa lotë e larg ofshamës,
pa dhëmbje, pa sëkëllidira.
Tiranë 18 12 2020