Pjesë nga dorëshkrimi i romanit “ RRUGA PA KTHIM “- Petro Sota


Kapitulli i III

———————-

Pasagjerët e linjës Venecia – Tiranë shumë të mërzitur, jo vetëm nga vapa që ishte bërë e padurueshme, nga që edhe në mbrëmje nuk u ul temperatura , sepse toka kishte marrë aq shumë nxehtësi gjatë gjithë ditës nga rrezet e diellit, sa po e jepte efektin e nxehtësisë si një furrë, dhe s’kishte ndërmënd që të freskohej, por mërzitja vinte edhe nga vonesa jo një, por dy orë.

Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur asnjëherë gjatë udhëtimeve me avion dhe nuk po dihej shkaku i kësaj vonesë, patjetër ndonjë difekt, por pasagjerëve nuk po u jepej asnjë sqarim. Njerëzit vinin vërdallë nëpër sallë, sa tek bari për të pirë një kafe, sa duke ecur nga njëra stol tek tjetri. Ata që kishin fëmijë të vegjël, po tregoheshin akoma edhe më të durueshëm për shkak se fëmijët nuk po duronin dot më, dikush qante, dikush e kishte zënë gjumi dhe dikush tjetër ishte duke ngrënë ndonjë ushqim për darkë. Më zunë sytë që vogëlushin biond pranë të ëmës e kishte zënë gjumi. Ndërsa e ëma, më ishte fiksuar që në vënd të zemrës kishte një copë gurë, me atë fytyrë si ato personazhet negativë të filmave vizatimor që shihnin çdo natë nipërit e mi, Eiden dhe Luka, po luante një lojë zbavitëse në telefon.

Në këtë rrëmbujë të fillimit, që kur u kuptua se do të vonohej nisja, por edhe kjo vapë që po vazhdonte akoma po ndjehej shumë si gjatë gjithë ditës. Po e ndjeja edhe unë, se isha djersitur pak, aty me gruan që sapo më ishte prezantuar, por unë nuk e dëgjova mirë emrin e saj, Dora, apo më tha Nora.!

Ishim ulur dhe po bisedonim për gjëra të përgjithshëm si dy njerëz, që sapo ishim takuar, por që do të bënim të njëjtën rrugë. Më vinte rënd që ta pyesja edhe njëherë për emrin që se kisha dëgjuar mirë. Në se nuk do ta merrja vesh më vonë, patjetër që do ta pyesja, por do të prisja edhe pak. E ftova që të pinim diçka tek bari që ndodhej në sallën tjetër, ndonjë gjë freskuese. E pranoi ftesën time, sigurisht me kënaqësi, se mu duk se e priste këtë gjë edhe për t’u larguar pak nga zhurma e njerëzve. Morëm çantat dhe po shkonim tek bari. Aty nuk kishte shumë njerëz, vinin dhe merrnin ndonjë gjë dhe iknin. Aty në një kënd ishte një tavolinë e rrumbullakët e vogël, për dy, tre persona, me karrike të larta, ndërsa tek banaku rrinte baristja simpatike me telefon në dorë dhe kur na pa ne që po hynim brënda na buzeshi duke i formuar dy gropëza të vogla në faqe. E drejtova të shkonim atje, sistemuam çantat në një stol bosh. Kur e pyeta se çfarë do të merrte për të pirë, më tha;

-Një çajë limoni të ftohtë në kanaçe.

Shkova dhe porosita dy edhe për vete mora të njëjtën gjë. Baristja po na shikonte dhe po rrinte në pritje më buzëqeshjen e saj karakteristike ,me mirësjellje, ashtu si të gjitha të tjerat që shërbejnë nëpër lokale, ajo mbasi na kujtoi, sikur ishim dy të fejuar. Pasi pagova, mora të dy kanaçet dhe po shkoja tek ajo, ( Dora apo Nora nuk e kisha sqaruar akoma emërin e saj ). Në atë moment kur u afrova pranë , i vura pijet në tavolinë së bashku me dy gota plastike. Ajo kishte nxjerrë biletën dhe pasaportën dhe po shikonte, ndoshta për të qenë e sigurt për ndonjë gjë, që unë s’mund ta dija, ose ndoshta për tu marrë me diçka. Pastaj e la mbi tavolinë pasaportën dhe biletën, duke marrë me dorë gotën, që ta mbushte me pije, më falenderoj dhe e mbushi në të njëjtën kohë.. Të njëjtën gjë bëra dhe unë, por në atë moment hodha sytë tek bileta dhe aty pashë emrin e saj, quhej Doruntina Mezani.

Ndjeva një çlirim, sikur isha i bllokuar, nga që po mendoja se si do ta mësoja emrin e saktë të saj. Mendova me vete, një gjë e zgjidha problemi i emrit, por kisha edhe gjëra të tjera për të mësuar. Ajo ma kishte thënë shkurt emërin e saj, ashtu si i thërrasin shkurtimish, duke e patur më lehtë Dora,

Nuk do të nxitoja, sepse kishim kohë për të biseduar deri në nisjen e avionit.

-Nuk e kisha menduar kurrë se mund të takoja ty sot, – nisi të më fliste ajo, pasi e più një gllënjkë nga gota që mbante në dorë dhe nuk po i ngrinte sytë, sikur po mendohej për të gjetur fjalët e duhura për të biseduar. Ndoshta, si fillim e kishte të vështirë për të bërë një bisedë të hapur dhe të çiltër me një person që sapo e kishte njohur. Kjo gjë, kështu na ndodh të gjithëve, mendohemi që të jemi më të kujdesshëm, se ndoshta nga një fjalë e pa menduar mirë, mund të ndjehet keq bashkëbiseduesi. E kuptova që donte të fliste, të më shprehej, edhe për gjëra të tjera të kota, të përgjithshme, vetëm të bisedonte. E kuptova që kishte nevojë të fliste për të treguar, për të mos u ndjerë e vetmuar. E ndihmova unë duke e pyetur në mënyrë të përgjithshme, për shëndetin, për punën, për familjen dhe pastaj për librin, si i kishte rënë në dorë libri im.

Në bisedë dukej e menduar, fliste e qetë, mengadalë, pa u ngutur. Ndoshta po kuptoja diçka tek ajo, se dikur, ajo kishte kaluar një dramë të vështirë në jetë. Kishte shumë dëshirë të më shprehej, që të nxirrte dufin nga shpirti, për t’u çliruar nga e keqja, por vallë a isha njeriu i duhur që do të më dëgjonte më vëmëndje, pa u bezdisur, këtë gjë do të ma thoshte më vetë ajo më vonë. Para se të fillonte të më fliste buzëqeshi, duke më vështruar në një mënyrë të tillë, sikur po më thoshte;

– A duhet të besoj ty dhe a më beson ti mua, për të gjitha këto që do të them. Një buzëqeshje të tillë e kisha parë edhe tek Nora Tomazi, një mike nga Tirana që e kisha takuar para dy vjetësh, kur i kisha dhënë një kopje libri të sapo botuar. Por takimi me të’ qe i planifikuar. Ajo ndryshe nga Dora e pëlqente poezinë dhe shpesh herë diskutonte me mua në telefon. Kishte njohuri për letërsinë se kishte lexuar shumë. Kishte mbaruar universitetin për inxhenjeri mekanike, por me ndryshimin e sistemit nuk kishte punuar më në atë profesion. Dhe më thoshte se ku mund t’a gjente një libër timin, unë ja premtova dhe prandaj e takova një ditë kur isha në Tiranë.

Ajo duke më folur për jetën e saj shprehte një dhimbje që më preku, dhe herë pas here më vështronte me sytë e saj ngjyrë kafe, që mua më ngjante sikur qëndronte brënda një pikë loti, dhe nuk i rrëshqiste në faqe. Por ai nuk ishte lot, ishte si një ndriçim në fund të një errësire, që pasqyrohej në sy sa herë që mbaronte së treguari diçka, duke më buzëqeshur, herë pas here, sidomos kur i thashë, që ti Nora, ke sy shumë të bukur duke i’a përsëritur dhe këto vargje që i kisha shkruar për të, disa kohë më parë;

-Ti je femra më e bukur që kam parë,

Dhe pa u stolisur, si shumë të tjera,

Si stoli, ke dy sy të bukur si margaritar,

Që për femrën, janë cilësi edhe vlera.

Ajo vërtetë kishte sy të bukur, që mua më bën përshtypje dhe prandaj i kisha kushtuar këtë poezi. Por, sa kuptova unë gjatë bisedës me ‘të edhe ajo po kalonte një jetë të vështirë me burrin. Ai sillej si një padron, sikur e kishte ai jetën e saj në dorë, sa nuk e linte të dilte nga shtëpia pa marrë leje nga ai.

Në se di të lexosh hartën e fytyrës së njerëzve është më e lehtë të përcaktosh karakterin e personit. Thonë se për femrat me sy në ngjyrë kafe, janë më lozonjare dhe preferohen më tepër nga meshkujt dhe janë konsideruar më të besueshme se sa femrat me sy të kaltra. Kjo është vërtetuar edhe nga nga një studim të universitetit“ Charles” në Çeki, ku shumë nga pjesmarrësit vështruan fytyrat e bukura të femrave dhe të meshkujve, duke u pyetur një për një, në veçanti për vlerësimin rreth besueshmërisë së tyre dhe të gjithë pjesmarrësit mendonin se njerëzit me sy ngjyrë kafe janë më të besueshëm se ata në ngjyrë blu. Këtë gjë ma thoshte edhe një shoku im, se biondet me sy të kaltër të harrojnë shumë shpejt, nga që ai dikur kishte dashuruar një vajzë bionde nga Vlora dhe ajo e kishte harruar pas një viti.

Por edhe me Nora Tomazin, bashkëbisedimi kishte qenë më i lehtë. Ne u takuam në një kafe diku afër ish stadiumit Dinamo për të pirë një kafe dhe për ti dhënë librin që i kisha premtuar. Aty biseduam rreth një orë së bashku dhe i larguam me dëshirën e mirë, që mund të takoheshim edhe ndonjë herë tjetër kur të na krijohej mundësia. ( Por kjo mundësi nuk na u krijua më asnjëherë, jo për fajin tim, se unë në Tiranë kisha shkuar disa herë, për takime të ndryshme ndërmjet miqësh, duke i treguar edhe asaj, por nuk mund ta bëjë me faj, se nuk e di çfarë problemesh ka patur. )

-E çuditëshme vërtetë, – vazhdoi Dora të fliste, në fillim me sytë të ulur përmbi tavolinë dhe duke lëvizur me dorë e djathtë gotën me pije.

– Siç duket, libri ty, të erdhi dhe të gjeti vetë, por më tërhoqi edhe mua që u ula aty afër teje. Unë në fakt nuk lexoj shumë poezi, më tepër kam pas lexuar romane, tregime, kur kisha pak kohë të lirë. Dhe kemi lexuar më shumë dikur, atëherë kur mezi gjëndeshin librat, sidomos librat e ndaluar, ndërsa tani janë me shumicë dhe sa të hapësh celularin, të gjithë gjoja shkruajnë poezi, nuk i lexoj se shumica më neverisin. Mamaja ime lexon shumë, ka punuar mësuese letërsie në gjimnazin e Rrogozhinës dhe kur ishte nxënëse në gjimnaz i kanë dhënë mësim poetët Moikom Zeqo dhe Enver Kushi, më ka folur me shumë respekt për të dy. Në fakt unë jam nga Rrogozhina, – më tha duke më shikuar në sy.

– Jam me origjinë çame. Tani mamaja është në pension dhe lexon akoma më shumë. Ajo më ka folur dhe i pëlqen poezitë e tua, prandaj më tha, që ta bleja librin tënd në internet, të ka dhe mike në fb. Sa do të gëzohet kur t’i them që të kam takuar ty. Kur e bleva librin tënd, e hapa disa herë për të lexuar ndonjë poezi, por mos të vij keq që po ta them, nuk më pëlqyen dhe aq shumë, por habitem me mamanë, se ajo i pëlqen shumë.

Në atë moment mori telefonin dhe më tha;

-Mund të bëjmë një foto se dua t’ja tregoj mamasë.

-Patjetër , – i thash , dhe u afrova sa më pranë, duke mbështetur supin tek supi i saj. Një drithërimë më kaloi në atë moment nga prekja me supin e saj të zhveshur, të bardhë, me lëkurë të hollë si letër cigare, pa e prekur fare rrezet e diellit. Ajo sikur kishte qëndruar brënda, se edhe fytyrën e kishte të bardhë,.por edhe këtë bardhësi të saj, do ta mësoja më vonë.

– E quajnë Tiamis nënën time, emri më bukur në Çamëri, është emri i një lumi që kalon dhe gjelbëron atë tokë – më tha, ndaloi pak, e uli kokën, dhe nxori nga çanta e vogël një forcaletë për të fshirë një pikë lot që kishte në sy. Më erdhi keq, që u prek kur përmëndi të ëmën. – Kam tre vjet që nuk e kam takuar, -dhe heshti.

– Pse kështu i thashë.? Më doli pa u menduar mirë kjo pyetja që i bëra. Në fakt duhet që të prisja edhe pak, nuk duhet t’ia kisha bërë atë pyetje. Duhet ta lija që të vazhdonte të më tregonte vetë arsyen. Duhet të ketë qenë një arsye e fort, që e bija kishte tre vjet, që nuk e kishte takuar të ëmën dhe ndjehej shumë e prekur, kishte një mall që po e brente, kishte një dhimbje që s’po e linte të vazhdonte të më tregonte. E uli kokën mbi tavolinë dhe po qante. Më erdhi shumë keq. Nuk dija çfarë të bëja në atë moment. I vura dorën mbi kokë, e përkëdhela, duke e rrëshqitur dorën time mengadalë tek gërsheti, duke i’a prekur lehtë, sa mu mbush dora plot me flokët e saj..Eh, çfarë emocioni ndjeva kur ia preka gërshetin. Kisha shkruar shumë poezi për vajzat që mbanin gërshet, sepse më kishin emocionuar, por jo kaq shumë sa gërsheti i Dorës, se mu duk shumë i veçantë. Mu kujtuan këto vargje për gërshetin;

Sa herë t’shoh në sy,

Dridhem porsi fletë

Kjo më ndodh me ty,

Kur t’prekja n’gërshet.

Por këto vargje nuk i’a thashë,se nuk ishte momenti, dhe ne sapo ishim njohur, ajo po tregonte një ngjarje të trishtuar.

I fola me qetësi, mu dhimbs sa edhe mua s’po më dilte zëri i plot, por me drithërima.

– Më vjen shumë keq për ty, – i thashë. . -Duhet të bëhesh më e fort, që të përballosh çdo dhimbje që të jep jeta. Fshij lotët, ja tani të marrim nga një kafe dhe shkova për të porositur dy kafe. Gjatë kohës që porosita kafet dhe prita që t’i merrja, ktheva kokën nga Dora dhe e pashë, që po i fshinte lotët tek sytë.

U ngrit më erdhi pranë dhe më preku tek krahu si dy të njohur, duke më thënë ;

– Po shkoj pak në banjo, dhe u largua ashtu më sytë të përlotur.

– Mirë shko, – i thashë dhe po e ndiqja me vështrim. Më erdhi shumë keq vërtetë.

I mora kafet pasi i pagova më parë, duke marrë me vete edhe buzëqeshjen e baristes simpatike me ato dy gropëza në faqe. U ula tek vëndi dhe po prisja Dorën. U vonua mbi pesë minuta, por kur erdhi e kishte marrë veten, kishte bërë tualet dhe ishte freskuar në fytyrë. Mu duk shumë më e bukur. Ajo ishte me të vërtet një femër e mbrekullueshme. Doja që t’ia thosha këtë kompliment, por po hezitova se mos ndoshta nuk ishte momenti për t’ia thënë këtë. Por mendova se mund t’ia ndryshoja gjëndjen e saj të trishtuar duke ja bërë komplimentin dhe ja thashë;

– Je shumë e bukur Doruntinë. ! (Doja t’i thoshja katër vargjet që kisha shkruar për Nora Tomazin, por nuk mund të bija aq poshtë sa vargjet kushtuar një femre t’ja thoshja edhe një femra tjetër. Megjithëse edhe Nora ishte shumë e bukur. ) I’a thashë në numrin njëjës, sikur ishim më shumë se shokë, duke ja prekur dorën e saj të majtë, se unë isha ulur në fakt në të majtë të saj.

Më buzëqeshi dhe vuri dorën e saj të djathtë mbi dorën time, duke ma shtrënguar lehtë. E mbajti disa sekonda ashtu dhe e hoqi duke e tërhequr me një përkëdhelje të veçantë, ( kështu mu duk mua, nga që ndjeva diçka të veçantë) shumë mengadalë, ndërsa prekja e gishtërinjëve të saj, që nuk donin të largoheshin, më turbulloi jo vetëm mua por edhe atë vetë. Seç ndjeu diçka, një turbullirë, një marrje mendsh, u skuq në fytyrë nga një nxehtësi që i erdhi nga brënda, nxori shishen nga çanta dhe piu një gllënjkë ujë, duke derdhur pak në dorë për të freskuar fytyrën. Po e shikoja me dhimbje. Siç duket prekja e dorës e turbulloj.

– Kisha tre vjet që s’më kishte prekur dorë mashkulli, – do të më thoshte më vonë ajo në hotel, pasi të më kishte treguar të gjithë historinë që i kishte ndodhur.

Duke e pirë kafen dhe pasi u qetësua pak më tha; – Ku e di ti se mua më quajnë Doruntinë.? Unë tu prezantova me emërin Dora. Më vështroi duke pritur përgjigjen nga unë.

I thashë se e pashë tek bileta që e kishte lënë mbi tavolinë.

-Ah, se mendova se mund ta kishe lexuar aty. Dhe vazhdoi ; – Nuk e di se si më ngjanë emri Doruntinë në ditët e sotme. Një emër që vjen nga një baladë e lashtë, që na kujton besën, nderin, ato virtyte të larta që sot nuk po kanë shumë vlerë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por është pak i gjatë, me një “ tinë “ në fund, sikur të ngec gjuha. Më pëlqen më shumë kur më thërrasin Dora. Dhe vazhdoj po me atë çiltërsi;

– Nuk po e kuptoj, se çfarë po më shtynë që dua të flasë me ty kështu, të tregoj gjithçka që më ka ndodhur, – duke

buzëqeshur lehtë dhe vazhdoi akoma;

– Janë shkaqet që e detyrojnë njeriun të shprehet lirshëm, të tregoj dramën e tij, por jo çdo njeriu. Janë njerëz të veçantë ata si ty, sepse pashë tek ty një njeri të sinqertë, por edhe shkak ishte libri. Shkak gjithashtu edhe vonesa e avionit, ndoshta duhet të ketë edhe ndonjë shkak tjetër,,, nuk e di çfarë mund të ndodhi.

Ajo dalngadalë po e merrte veten dhe po fliste për shkaqet që kanë një ndikim në jetën e njeriut. Ato kanë një ndikim me të cilin një ngjarje kontribuon në prodhimin e një ngjarje tjetër, ku shkaku është pjesërisht për pasojën dhe pasoja është të paktën pjesërisht e varur nga shkaku.

-Mua më ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme në jetë, – më tha duke vazhduar.

– Kam vrarë një njeri.! -dhe heshti pak, duke më shikuar në sy, se çfarë efekti do të më jepte mua, kur të dëgjoja fjalën e saj se ka vrarë një njeri. A do të ndryshoja qëndrim karshi saj. Do të habitesha, apo do ta merrje këtë thënie si një shaka që po bënte me mua. Shaka, ndoshta nuk mund ta besoja. Por një vrasje mund të ndodhi edhe nga shumë rrethana të tjera, si pakujdesia, nga një aksident me makinë ose në punë. Mos vallë do të pandehja unë, se mund të ishte një e çmëndur. Dhe këtë nuk mund ta besoja. Po e dëgjoja me shumë vëmëndje dhe me shumë keqardhje. Po arsytoja, se mund të vrasësh një njeri edhe me fjalë, se ka lloj lloj vrasjesh. Por ajo pasi më vështroi pak, duke parë efektin e fjalës që tha vazhdoi;

– Po, po, kam vrarë një person, një burrë. Një gjë e tmerrshme kur e kujtoj. Kam qenë tre vjet në arrest shtëpie, e mbyllur, e bllokuar brënda katër mureve të shtëpisë. Nuk më lejohej të takoja asnjë njeri. E tmerrshme, gjithë ditën unë qaja, doja që të vdisja edhe unë, se nuk e harroja dot atë tmerr që kalova. Edhe për të ngrënë, nuk po haja dot më. Më vinte një punonjëse e shërbimit social, që më binte ushqim për çdo ditë. Nuk mund ta merrni dot me mend se çfarë kam kaluar, një tmerr të vërtetë. Nuk më zinte gjumi natën. Kisha frikë se mos vinin dhe më vrisnin. Më çfaqeshin ata, si hije të zeza, mbuluar fytyrën me kapuça të zinj. Më ngjante sikur trokisnin tek dera, tek xhamat e dritareve, sikur bridhnin në errësirë nëpër dhoma gjithë natën. I mbyllja veshët se më ngjante sikur dëgjoja zhurmën e tyre, kur bërtisnin, kur shanin me atë theksin e tyre napolitan, që nuk kuptohej. Ndaloi për një çast, fshiu djersët në ball dhe në gushë. Mori shishen me ujë dhe piu një gllënjkë. Po shikonte e përqëndruar në një pikë diku larg në sallë. Të ngjante sikur po shikonte ata diku në një kënd, hijet e tyre, të mbuluar me kapuç të zinj. Po e vështroja me dhimbje dhe kureshtje, prita pak sekonda dhe e pyeta;

– Pse, si ndodhi. ?

– Kishim pesëmbëdhjetë vjet, të dy me burrin që po punonin ditë -natë për të realizuar ëndërrën tonë. Ai punonte guzhinjer në një restorant, që u bë më i preferuari në gjithë zonën. Burri ishte shumë i zoti dhe i dashuruar shumë pas profesionit të guzhinës, ishte artist i vërtetë në artin e të gatuarit. Restoranti po tërhiqte shumë klientë, se ishte në periferi, pranë rrugës kryesore, që kishte një parking të madh ku mund të qëndronin njëqind makina. Prapa restorantit ishin tokat bujqësore, Në kohë të ngrohtë mund të uleshin edhe dyqind persona aty. Gatuhej mirë dhe me çmime të arsyeshme. Çdo ditë vinin dhe hanin drekën, punëtorë të profesioneve të ndryshme, por dhe të gjithë punonjësit e zyrave që ishin në atë zonë. Çdo drekë mund të hanin rreth njëqind persona. E paguanin mirë burrin dhe ai ishte shumë i kënaqur me pagesën. Kishim ëndërrat tona. Blemë edhe një shtëpi, një pjesë të një vile të vogël , me hyrje të veçantë, me pak oborr me sallon, guzhinë e një dhomë edhe një banjo në katin e parë. Në katin e dytë kishte dy dhoma dhe një banjo por edhe një ballkon, që e ngrohtë dielli nga mëngjezi deri në darkë. Ishte aty afër restorantit, në një zonë shumë të qetë. E kishim sistemuar shumë bukur. Ishim të dy të kënaqur, si me me punën dhe me jetën tonë. Unë punoja në fillim në komunë si sekretare në një zyrë, kisha mbaruar trevjeçarin në universitet për financë dhe ëndërroja që të vazhdoja pesëvjeçarin, të laurohesha me titullin doktoreshë në financë. Pronari i lokalit që ishte edhe ai guzhinjer ishte i vjetër një person shumë i mirë, që rrallë mund të takosh njerëz të tillë, rreth tetëdhjetë vjeç. Një ditë i propozoi burrit që ta merrte ai në dorzim lokalin. E donte burrin tim si fëmijën e vet. Kishte patur një djalë dhe një vajzë. Djali i kishte vdekur para dhjetë vjetësh nga një aksident në Amerikë, ndërsa vajza e martuar, pa fëmijë, dhe e ndarë nga burri, kishte kaluar në depresion, që kur vdiq i vëllai, nuk e përballoi dot si duket vdekjen . Shkonin shumë mirë bashkë, motër e vëlla siç thoshte gjithmon Fabio, ( kështu e quanin pronarin e restorantit ). Ngjitur me restorantin, kishte edhe shtëpinë e tij dykatëshe, ku banonte me të bijën dhe të shoqen, një grua shumë e mirë, topolake, mikpritëse dhe e afrueshme, që ruante me fanatizëm traditat e jugut të Italisë. Ishte nga Altamura dhe krenohej sa herë na e përmëndte.

Burri im e priti me kënaqësi këtë propozim të tij, por ishte pak i shqetësuar se a do të t’ja dilte që ta punonte vetë restorantin.? Këtë shqetësim që kishte ma tha mua duke më kërkuar edhe mendimin tim. Atë natë shkuam vonë për të fjetur. Ndoshta nga që ishim të gëzuar, por edhe të shqetësuar pak. Më në fund vendosëm që unë do ta lija punën në komunë dhe do ta punonim së bashku restorantin. Në restorant punonin rreth shtatë vetë, më kamarier, pastrues, guzhinjer, ishte një personal i kompletuar, i mrekullueshëm, që të gjithë së bashku, me punën tonë, të gjithë klientët dilnin të kënaqur duke thënë fjalë të mira nga restoranti. Kishim një vit e ca që punonin gjashtë ditë në javë, duke pushuar vetëm një ditë, dhe ishim të kënaqur me punën tonë. Çdo natë aty punonim deri më orën tre të mëngjezit. Të fundit iknin kamarierët, pasi pastronin tavolinat dhe sistemonin në guzhinë të gjitha pjatat, pironjtë dhe gotat. Pastaj iknim edhe ne me burrin. Unë në atë kohë isha tek banaku, pasi kisha sistemuar të gjitha, hapa sirtarin e po numëroja lekët. Atë natë ishin në sirtar rreth shtatë mijë ero. Burri po mbyllte dyert nga mbrapa. Unë pasi i futa lekët në kasafortë e mbylla dhe çelësin e futa në xhepin e xhaketës që po vishja se do të iknim, kur dëgjova krismën e një arme dhe disa zëra që po bërtisnin italisht, por me një theks të rëndë napolitan, që nuk kuptohej mirë se çfarë thoshin. E kuptova që ishin bandit dhe po kërkonin të hynin me forcë, të na vidhnin paratë. Në atë moment unë u tremba shumë dhe u fsheha, duke shkuar poshtë tek taverna, nëpërmjet shkallëve që ishin të fshehur prapa banakut. Ata, pasi e shqyen derën me forcë, sepse burri siç duket e kishte mbyllur dhe unë mendova se do të ishte fshehur diku sepse nuk po ja dëgjoja zërin. Ata pasi hynë brënda, duke bërtitur, duke përmbysur çdo gjë, duke thyer shishe dhe çfarë gjenin përpara sepse kërkonin paratë. Unë u tmerrova, më zuri një panik nga frika, dridhesha e tëra, po rrija e strukur diku aty, poshtë shkallëve në errësirë në tavernë. Nuk dija çfarë të bëja, nuk mund të bërtisja dot se kishja frikë se më dëgjonin dhe vinin të më vrisnin. Pasi e gjetën kasafortën, kërkuan për të gjetur çelsin nëpër sirtare. Unë dridhesha, por isha shumë në merak edhe për burrin se nuk dija gjë se ku mund ishte i fshehur. Kasafortën nuk mund ta hapnin dot, vetëm nëse mund të kishin ndonjë mjet me korent për ta prerë. Nuk dija çfarë të bëja. U tmerrova se ata përmbysën çdo gjë, dhe bërtisnin se e dinin që isha edhe unë aty fshehur diku. Kërkonin nëpër sirtare për çelësin por s’po e gjenin, se çelsin e kisha unë në xhep. Mendova veten të vdekur. Duhet të qetësohesha. Futa dorën tek xhepi ku ishte çelësi i kasafortës dhe mendova që të dilja dhe t’ja jepja por kishja shumë frikë që t’u dilja përpara. Në atë çast preka në xhep telefonin. U drodha kur mëndja më shkoi tek policia. E hapa telefonin , formova numrin e policisë dhe po i flisja më zë të ulët. Mu përgjigj një zë gruaje. I dhashë adresën e restorantit, duke i thënë se banditët kanë hyrë brënda dhe po plaçkisin, unë jam fshehur në tavernë. E kuptoi që po dridhesha nga frika se s’po lidhja dot fjalët.

– Mos lëviz ,- më tha zëri që mu përgjigj, – se do të vijnë urgjente.

Në atë moment njëri nga ata, ai që kishte pistoletën e dëgjoi zërin tim që po flisja nga taverna dhe i foli të tjerëve që unë se kuptova por si duket për mua po flisnin. Nuk e dija se sa persona ishin. Njëri po kërkonte shkallët për të zbritur poshtë. U tmerrova. Nuk dija çfarë të bëja. Isha në errësirë poshtë shkallëve të tavernës. Duke lëvizur anës murit aty afër mu kujtua që ishte një lopatë, që e përdornim herë pas here diku mbështetur. Po e kërkoja me dorë, por nuk po e gjeja. Lëviza edhe pak më tutje. Por po dëgjoja hapat që njëri po zbriste ngadalë duke ndriçuar me dritën e telefonin dhe me pistoletën në dorë. U tmerrova. E mendova veten të torturuar , po të më gjenin aty do të më vrisnin. O zot, e mendova vdekjen se si po vinte drejt meje.

Duhet të bëja diçka, duhet të luftoja për jetën time, s’mund të rrija pa bërë diçka. Duke menduar në të qindtën e sekondës të gjitha këto, më preku dora në atë moment bishtin e lopatës, sepse u ndriçuar pak ajo pjesë e murin ku isha fshehur unë nga drita e telefonin që ai mbante në njërën dorë dhe pistoletën në dorën tjetër. Po afrohej, ja shikoja këmbët, ndërsa pjesën e sipërme të trupit akoma, se po zbriste mengadalë. Donte dhe dy shkallë që të vinte këmbën në pllakat e dyshemesë, ndërsa unë isha aty afër, pas një këndi, një pjesë muri që nuk e linte atë të më shihte. Po dridhesha. Po të mos veproja në atë moment, do të më vriste, do të isha e vdekur. Sapo vuri këmbën në dysheme, e godita me lopatë në kokë me sa fuqi që kisha duke i dalë përballë që nga e djathta e tij. Ai ra menjëherë në dysheme, duke lëshuar një britmë të çjerrë, por duke e shkrepur pistoletën në drejtimin tim. Pistoleta i ra nga dora tek këmbët e mija. E mora menjëherë pistoletën në dorë, ndërsa ai po përpiqej i shtrirë duke u tërhequr zvarrë në drejtim nga unë. E drejtova pistoletën në drejtim të shpatullave të tij, por gishti më shkoi vetë duke tërhequr këmbëzën e shkrepjes, më shumë nga frika e vdekjes, se sa nga instikti i vetmbrojtes. E kisha goditur se nuk lëvizi më. Nga brenda lokalit dëgjova ata që i thirrën kur dëgjuan të shtëna pistolete. Po rrija me pistoletë në dorë në drejtim të shkallëve duke pritur se mos ndonjë mund të zbriste që ta qelloja.

Dëgjova që po shanin dhe po lëviznin duke bërë zhurmë, si duket për t’u larguar se dëgjova sinjalin e policisë që po vinte. Për një moment mora frymë e lehtësuar, por akoma dridhesha s’po e merrja dot veten nga gjithë ajo që kishte ndodhur. Mendova për burrin që akoma nuk e dija se ku ishte. U ula për një moment në shkallët e tavernës dhe po qaja. Po qaja sa nuk po merrja dot frymë. Kisha një dhimbje në ije në anën e majtë dhe kur vura dorën aty e kuptova që mu lag dora, siç duket po rridhte gjak. Më kishte kapur plumbi kur ai qëlloi me pistoletë përpara se ta qëlloja unë me lopatë. Më kish rënë të fikët. Nuk mbaj mënd se çfarë ndodhi më vonë.

——————————————————-

vijon…..

Petro Sota