Pjesë nga romani “Mister në ishull”-Ukshin Morina


Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, duke buzëqeshur dhe syze

Një grua me kapele e pash të shkonte bregut të detit, ishte e bukur dhe nën përpurin e dritës së diellit ngjante si nje re përshkënditëse që era ledhatare e shpinte tutje mbi valë.

Renda pa ditur se për ku dhe humba pas saj nën përshtjellimin e atij misteri që më tërhiqte si një zbatice ujore tutje në thellësi.

Ajo s’ishte një krijesë e zakonshme me të cilën unë mendoja se e njihja e bëja dashuri, por drithija e shkuar e një gruaje që e doja dhe rende para meje në pafundësi.

Gruaja me flokët shprishur nga vrundujt e erës ishte një ëndërr e kahershme pas së cilës shpirti më këndonte bashkë me zhurmërimën e përmotshme të detit.

Ukshin Morina