PO LARGOHEM
Shëtita, gëzova, qesha e lumturuar
Me miq të mirë në tavolina u shtrova,
Shumë vite me ata nga malli përvëluar
Nuk u ngopa dot me aq sa i takova.
Momentet e ndarjes zemrën ma coptonin
Pyetja më shkatërronte: vallë a do ti takoj?
Eh nga malli dhe brenga sytë më lotonin
Të dyja s’mu ndanë dhe tani që shkoj.
Tani po largohem me trastën e mallit
Në kuriz e mbaj, sa shumë më peshon,
Më lodhi, këputi, groposi për së gjalli,
Rëndon, aq sa dhe shpirti më renkon.
Rrugë të largët për të bërë po pres
Dua ta bëj copa, me çekan ta thërmoj,
Akoma pa nisur kam ngelur në mes
Të rri këtu ku jam a të nisem e shkoj..?
Si akrepa busulle krahë hapur jam
Horizontin tregojnë krahët që të dy,
Dy anë që më tërheqin në zemër i kam
Dhe unë ndodhur mesit me lotë në sy..
Sa vështirë e kam një vendim të marë
Jam në hall të madh, të iki a të rri,
Avioni me pret s’pyet pse jam duke qarë
Eja më thërret, ç’farë të bëj nuk di.
.
Ah mërgimi i shkretë, i shkreti mërgim
Si zogj pa fole na le në pikëllim…
D.Elbasani 2 Nendor 2024.