Poetët janë pishtare që nuk shuhen-Floriri Z Petra


Poetet jane pishtare qe nuk shuhen

drite leshojne udhes jete,

kur shkruajmë për dashurinë

vargje të lira nëpër stinë

dalë shpirtit, me nota plot ndjenjë…

************************************

Asnjëherë nuk është vonë, ti këndosh

me tinguj zemre, dashurisë

Në shpirt ndjehesh i rilindur

i freskët si në moshën e rinisë…

Çdo njeri ka të drejtë,

të shkruajë ashtu si mendon

Askush nuk të paragjykon

dhe pse vitet ikin, nuk i mohon

Për atë dashuri, lindur udhës jetë

mbetur e vetme, si peme pa gjethe,

harruar kohes në largësi

duke ndjere ne dimrin e vetmise, ftohtesi..

Xhelozë su bëmë as unë e ti

por ishte djalli vetë,

ndjekur si hije të dyve nga pas

Dashuria nuk i humbi gjurmët

kur deshin ti vinin çark…

Rrënjët i shtriu, tek një zemër

si shelgut, kur i pikojnë lotët

Hodhi shtatin bukur, tek një femër..

Fjala e dhënë nuk harrohet,

ngelet më i shënjti amanet…

Kudo që të jesh larguar, kësaj bote

besën e dhënë tek një zemër

dheu i huaj nuk e tret…

Ndjenja dashuri ngacmon shpirtin

ardhur si fllad i lehtë, hënor

Mengjeseve të lagura në stinë

me aromë lulesh vjen të zgjon..

Si juga e bardhë të përkëdhel sytë

flokët e hollë të mëndafshtë,

ngjyrë gështenje i shpupurit

me ngjyra ylberi ti lëmon..

Përplaset lehtë, të skuq fytyrën

hapën dritaret e zemrës,

si lis shekullor, aty qëndron…

Ti nuk e sheh se s’ka ngjyrë

shpejt fillon në shpirt e ndjen

Si zogu shtegtar ndërton folen

aty në gjoksin mjaltor, femror

çdo ditë e më tepër, cicëron

në degët e pemëve trungëtarë

gjumit të ëndrave të zgjon,

dritën e diellit prej qiellit, kërkon

Si zogu i dalë nga veza

rritme zemrës i shton..

Lum kush këto rrahje zemre

në vështrime të çiltera sysh,

me frymëmarrje shpirti

në çdo kohë i kombinon..

Fjala e dhënë bëhet vepër

stinëve jetë mbijeton…

Vargun do ta shkruajmë

le të jenë ditë, të vrenjtura

me shi apo me diell..!!

Mirësinë e shpirtit do përcjellim

mes vargjeve të lira

shkrojtur me germa të arta..

Si aroma e luleve, vjen mes erës

për të shijuar të bukurën

nuk ngelemi të harruar

si fshesa e vjeter, qëndron pas derës..

Jemi miq kësaj bote mbarë

mesazhe, ardhur mes ndjenjës

tek lexuesi do shpërndajmë

shpirtit të rinj për të mbetur..

Arti i bukur na bashkon,

sado larg të jemi, kësaj udhe jetë..

Te shkruash per dashurinë

Do ndjehesh i bekuar nga Zoti vetë..!!

Floriri Z Petra

Clifton, New Jersey

October 16th, 2018..

Të drejtat e autorit rezervuar.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Dërgo

Ndaj