21 Nëntor 2017 në 7:12 MD ·
Poezi in memoriam për Jorgo Bulon
Sot do të na mungojë njerëzorja,buzëqeshja,
Mençurisë do t’i mungojë urtia,
Fjalës shqipe do t’i mungojë pesha,
Kaq hollë për cikmë qenka veshur dituria.
Por ti do ta ndjesh i pari boshësinë,
Kalit të baladës do t’i hipësh sërish si Kostandini,
Vjen të na ripërtëritësh njerëzinë,
Do të kthehesh për çdo nëntor në Përmet, te Naimi.