POEZI QË REFLEKTON ATDHEDASHURI
(Izet Kallaba:FRYMË ATDHE-DASHURIE,poezi
Redaktor Sabit Rrustemi
Recenzentë:Nexhat Rexha&
Sherafedin Kadriu.
ShB BEQIR MUSLIU
Gjilan,2024,fq.123).
I.Parafjalë
—————–
Kohë më parë ,Izet Kallaba, artist i muzikës dhe fjalës poetike,ka nxjerrë në dritë librin e tij të parë me poezi me titullin shumë domëthënës:FRYMË ATDHE-DASHURIE .
Ky libër të cilin po ju paraqesim këtu, e të cilin autori ma ka dhuruar me dedikim për çka e falënderoj nga zemra, shquhet mjaft bukur me një shumësi vlerash dhe , si i tillë që është , lexohet me një frymë.Kompozitën
atdhedashuri ,jo rastësisht , këtu e ndeshim si një sintagmë :atdhe dhe dashuri dhe kjo i jep një sharm të veçantë këtij libri.
II.FRYMË ATDHE-DASHURIE,poezi
——————————————————–
LIbri :FRYMË STDHE-DASHURIE ,është strukturuar në gjashtë pjesë ,dhe përmban 98 poezi , të shkruara në vende , në kohë dhe rrethana të ndryshme ,ka tematika të larmishme .Mirëpo tema bosht e këtij libri, siç e thotë edhe vetë titulli ,është: atdhedashuria.
Ky vëllim poetik hapet me poezinë :
NË PRAG TË LUFTËS” ku autori parandien luftën ,i vetëdijshëm se ajo sjell vetëm kob e zi për njerëzimin!…
“Në prag të luftës
—————————
Sa lule do t’vyshkën pa u dhuruar me hirësi
sa zemra të njoma do treten pa dashuri
nga plumba mizorësh që botën e shohin
vetëm nën dry
Të bësh’ luftë nuk është trimëri
e bëjnë ata që nuk kanë shijuar fëmijëri
me dashuri”
(Në prag të luftës,fq.7).
Poezitë që janë përfshirë në këtë vëllim reflektojnë botën e pasur poetike dhe shpirtërore të poetit ,që këndon për shumë tema e çështje që ndërlidhën , në një mënyrë ose tjetër me aktualitetin ,me Kosovën,me heronjtë, me luftëtarët , me shpresën ,me shqiponjën,etj.etj.
Është ky poeti Izet Kallaba që bukur dhe aristikisht iu ka kënduar disa prej figurave më të njohura të kombit tonë siç janë:Teuta,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Oso Kuka,Adem Jashari , Ibrahim Rugova,etj.
Ky libër ,ndonëse i thjeshtë në shikim të parë,artistkisht është i realizuar dhe përmban disa nga figurat themelore artistike siç janë:personifikimi,krahasimi,alegoria,
hiperbola,shpirtëzimi,paralelizmi figurativ,ironia,metafora ,epiteti etj.
Pa hyrë në një analizë më të thellë,krejt në fund le të theksojmë se ky libër ,i vlerësuar lartë edhe nga kritika letrare,përmban vlera të konsiderueshme artistike, imazhe dhe ide të qarta poetike, jo vetëqë të emocionojnë por edhe të krijojnlë kënaqësi estetike.